Presidentja Osmani kujton ma_sakrat e Celinës, Fortesës dhe Brestocit

Presidentja tha se në mbrojtje të popullsisë, ranë heroikisht edhe pesë luftëtarë të UÇK-së dhe se ata u vranë vetëm sepse ishin shqiptarë, vetëm sepse donin liri.

“Më 25 mars 1999, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, kryen masakra të përgjakshme në fshatrat e Rahovecit, në të cilat vranë 75 civilë në Celinë, 69 në Fortesë, 49 në Brestoc. Në mbrojtje të popullsisë, ranë heroikisht edhe pesë luftëtarë të UÇK-së. Ata u vranë vetëm sepse ishin shqiptarë, vetëm sepse donin liri”, tha presidentja Osmani.

Ajo shtoi se dhimbja mbetet, drejtësia mungon, por e vërteta nuk zhbëhet. “Kujtojmë martirët, nderojmë heronjtë e UÇK-së dhe nuk do të ndalemi asnjëherë në kërkim të drejtësisë!”, ka thënë Osmani.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika