Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë pamje nga pjesëmarrja e saj në takimin e parë të Bordit të Paqes, iniciativë kjo e presidentit amerikan, Donald Trump.
Osmani, në Washington po merr pjesë në Bordin e Paqes bashkë me liderë të tjerë botërorë, përfshirë këtu kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, transmeton Klankosova.tv.
“Në Washington DC, para takimit inaugurues të Bordit të Paqes me Presidentin Trump dhe liderë të tjerë botërorë, për t’i avancuar përpjekjet e përbashkëta për paqe dhe siguri globale”, ka shkruar e para e shtetit.


























