Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Rifillimi i su*lmeve SHBA-Iran rrit sërish çmimin e naftës

    Irani: Nuk do ta lejojmë ShBA-në të marrë Ngushticën e Hormuzit

    Bastisje brenda Speciales, kontrollohen të gjithë kompjuterët që përdori Thaçi

    “Do të nxjerrim një vendim…” – Nga Gjykata Speciale flasin për kërkesën e Thaçit për dorëzani

    Konjufca: Ukshin Hoti me kurrizin drejt na mësoi e frymëzoi se si duhet atdheu

    Konjufca uron Përfaqësuesin e ri të BE-së, pret forcimin e partneritetit

    Trump: Kosova e Serbia po shkonin drejt një lu*fte të madhe, por i ndala (VIDEO)

    Trump: SHBA-ja ka të ngjarë të marrë kontrollin e Hormuzit, vendet e tjera të kontribuojnë financiarisht

    Hoti dhe Qelaj diskutojnë për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve

    Kryeministri Kurti festoi 30 vjetorin e Maturës (Foto)

    Kurti uron Orkestrën `Amadeus` për suksesin në festivalin ndërkombëtar

    KPK dorëzon edhe zyrtarisht në Presidencë, emrin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit

    Haliti: PDK ka bërë program t’i shërbejë Kosovës, jo Sami Lushtakut

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

As emër, as marrëveshje: Pse po vonohen kandidaturat për president?

19 Shkurt 2026, 16:03
në Lajme
As emër, as marrëveshje: Pse po vonohen kandidaturat për president?
Share on FacebookShare on Twitter

“Figurë konsensuale” – këto mund të jenë fjalët që i bëjnë bashkë të gjitha partitë politike në Kosovë kur bëhet fjalë se kush duhet ta mbajë pozitën e presidentit të shtetit në pesë vjetët e ardhshëm.

Por, këtu përfundon gjithçka.

Partitë nuk po dalin hapur me idetë e tyre se kush është personi i denjë për atë pozitë, dhe po presin ftesën e njëra-tjetrës për t’i nisur diskutimet.

Donika Emini, nga Grupi Këshillues për Politikat e Ballkanit në Evropë, thotë se partitë opozitare i sheh në pozitë shumë të pafavorshme, sepse pavarësisht kuorumit që kërkohet për zgjedhjen e presidentit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e kryeministrit Albin Kurti e ka shumicën e konsiderueshme – 57 vota në Kuvend.

Megjithatë, ajo beson që procesi do të zhvillohet relativisht qetë, “sepse askush nuk dëshiron zgjedhje të reja, as Vetëvendosje dhe as partitë opozitare”.

Çfarë thonë partitë?

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, thotë për REL-in se për partinë që përfaqëson ajo, prioritet këto ditë kanë pasur konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë, ndërsa tani në radhë është miratimi i Buxhetit të shtetit për vitin 2026.

Sipas saj, nga java e ardhshme nisin diskutimet “për proceset e reja”.

Nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), deputeti Artan Behrami thotë se në momentin që pranojnë ftesë nga LVV-ja apo nga partitë tjera, janë të gatshëm të diskutojnë për emrin që “personifikon unitetin e qytetarëve”.

“Qëndrimi i partisë është që ne duhet t’i nënshtrohemi një dialogu politik me partitë tjera politike, dhe nga ai diskutim, nga këto kompromise dhe dialog, do të dalë edhe presidenti ose presidentja”, shprehet ai për Radion Evropa e Lirë.

Me gjithë përpjekjet, REL-i nuk arriti të siguronte nga një qëndrim prej deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në këtë drejtim.

Kreu aktual i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha ditë më parë se u është ofruar partive të mëdha opozitare shqiptare për bashkëpunim në këtë çështje, mirëpo e ka parë që nuk kanë vullnet.

“Nëse opozita do të mund ta prezantonte një kandidat të vetin, ose mua, ose cilindo kryetar partie, një figurë, dhe ta mblidhte votën, do ta kishim një balancim të pushtetit. Unë nuk jam kandidat, sepse nuk kam bazë kandiduese, duhen 30 nënshkrime”.

Dhe, ashtu është.

Duhet të sigurohen të paktën 30 firma të deputetëve që një emër të kandidohet për president, ndërsa duhen siguruar dy të tretat e votave në Kuvendin me 120 vende për ta fituar atë pozitë.

Kuorumi arrihet me 80 deputetë.

Nëse në dy rundet e para të votimit një kandidat nuk i siguron 80 vota, atëherë në votimin e tretë mjafton t’i ketë 61.

Bekim Jashari, nga familja e heroit të Kosovës, Adem Jashari, është përmendur në të kaluarën si kandidat potencial për president, mirëpo ky propozim nuk është jetësuar kurrë.

Dilemat për Osmanin

Presidentja aktuale, Osmani, është kritikuar nga partitë opozitare se ka qenë e afërt me LVV-në.

Ato kanë thënë se ajo nuk përfaqëson figurë unifikuese, pa përmendur diçka konkrete.

Në anën tjetër, Osmani ka thënë se i duhet një mandat i dytë për t’i vazhduar “punët e mira” që ka thënë se i ka nisur.

Emrin e saj për mandatin e parë e pati çuar përpara LVV-ja.

Këtë herë, partia në pushtet nuk po e përmend asnjë emër.

“Unë jam e bindur që, në bazë të mandateve që i kemi, në bazë të përgjegjësve ndaj shtetit dhe institucioneve, ne do të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë dhe që mundemi, që të ofrojmë alternativën më të mirë dhe të mbështesim atë alternativë”, thotë Nagavci.

Emini beson se arsyeja e mosdaljes me një emër ka të bëjë me kalkulimet strategjike të LVV-së.

“Duke e zvarritur procesin, dhe duke mos dalë me emër konkret, LVV po blen kohë.

Sa më shumë afrohet afati, aq më pak hapësirë ka opozita për t’u organizuar dhe për të dalë me një alternativë të unifikuar”.

A duhet t’i jepet Osmanit një mandat i dytë?

Deputeti Behrami beson që jo.

“Personalisht, mendoj që zonja Osmani më shumë mund t’i kontribuojë opozitës si antipod i Qeverisë Kurti, sesa si presidente e Republikës së Kosovës”.

Emini thotë se performanca e Osmanit duhet të shihet nga dy dimensione.

Në rrafshin e brendshëm, ajo përmend kufizimet që ia përcakton Kushtetuta e Kosovës këtij roli, si dhe zhgënjimin që mund të ketë ekzistuar për qasjen e saj në kohë krizash politike, ndërsa në nivelin ndërkombëtar vlerëson se Osmani ka qenë dukshëm më e suksesshme.

“Pra, duke qëndruar vetëm te figura e saj, pa e krahasuar me kandidatë të tjerë, që për momentin nuk ekzistojnë, mund të thuhet se ajo duhet marrë merita për rolin aktiv në nivel ndërkombëtar. Kjo bëhet edhe më e rëndësishme për faktin që Kosova sot më shumë se kurrë ka nevojë për një diplomaci të sofistikuar për të naviguar një rend botëror të vështirë”.

Pavarësisht rolit ceremonial presidencial, mospërmbushja e afateve i kushton shtetit.

Nëse Kosova nuk e ka emrin e ri për pozitën e presidentit deri më 4 mars, atëherë duhet t’i organizojë zgjedhjet e reja parlamentare brenda 45 ditësh.

Sikur të mos mjaftonin dy palë sosh që u organizuan gjatë vitit të kaluar..

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Rifillimi i su*lmeve SHBA-Iran rrit sërish çmimin e naftës

Rifillimi i su*lmeve SHBA-Iran rrit sërish çmimin e naftës

20 minuta më parë
Irani: Nuk do ta lejojmë ShBA-në të marrë Ngushticën e Hormuzit

Irani: Nuk do ta lejojmë ShBA-në të marrë Ngushticën e Hormuzit

27 minuta më parë
Bastisje brenda Speciales, kontrollohen të gjithë kompjuterët që përdori Thaçi

“Do të nxjerrim një vendim…” – Nga Gjykata Speciale flasin për kërkesën e Thaçit për dorëzani

35 minuta më parë
Konjufca: Ukshin Hoti me kurrizin drejt na mësoi e frymëzoi se si duhet atdheu

Konjufca uron Përfaqësuesin e ri të BE-së, pret forcimin e partneritetit

53 minuta më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH