Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius. Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura.
Pas takimit, Osmani dhe Pistorius është paralajmëruar konferencë për medie.
Ministrin Pistorius do ta presë në takim edhe kryeministri Albin Kurti, si dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Po ashtu pas dite, ministri Maqedonci dhe ministri Pistorius do të shohin për së afërmi kapacitetet profesionale dhe mjetet teknike të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit.