Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Kurti pret në takim regjisorin Visar Morina, vlerëson filmin “Shame and Money”

    Kurti pret në takim regjisorin Visar Morina, vlerëson filmin “Shame and Money”

    U nisën drejt Gjermanisë pas pushimeve në Kosovë, tre mërgimtarë humbin jetën në aksiďent

    Balaj: Specialja, jo vetëm që na barazoi me Serbinë, na nxori një oktavë më keq

    “Drejtësi e komanduar nga jashtë”/ Paralajmërimi i Abdi Baletës për Gjykatën Speciale

    “Drejtësi e komanduar nga jashtë”/ Paralajmërimi i Abdi Baletës për Gjykatën Speciale

    Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës i shqetësuar rreth aktgjykimit të Speciales

    Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës i shqetësuar rreth aktgjykimit të Speciales

    Haxhiu: Mbrojtja e ish-drejtuesve të UÇK-së është detyrë qytetare e institucionale

    Haxhiu: Mbrojtja e ish-drejtuesve të UÇK-së është detyrë qytetare e institucionale

    Policia e Kosovës godet kontrabandën në kufi me Serbinë

    Policia e Kosovës godet kontrabandën në kufi me Serbinë

    Haxhiu: Kosova e gatshme ta mbështesë Francën në shuarjen e zj@rreve dhe në kërkim-shpëtim

    Haxhiu: Xhavit Haziri ia kushtoi jetën lirisë së Kosovës

    Hamza për presidentin nga populli: Në parim jemi për, por kërkon trajtim në përputhje me Kushtetutën

    Hamza pas vendimit në Hagë: U takova me Kurtin, Abdixhikun dhe Gjinin për situatën e krijuar

    Avokati i Popullit pas vendimit në Hagë: Padrejtësia ka ndodhur, drejtësia duhet të rivendoset në Apel

    Avokati i Popullit pas vendimit në Hagë: Padrejtësia ka ndodhur, drejtësia duhet të rivendoset në Apel

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Vitia njofton se ka nisur vaksinimi për HPV edhe për djemtë

08 Janar 2025, 14:56
në Lajme
Qeveria emëron një komision për përzgjedhjen e kryeinspektorit shëndetësor
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka njoftuar se do të fillojë vaksinimi me vaksinën për Human Papilloma Virusi (HPV) për djemtë, vaksinë kjo që parandalon shumë lloje të kancereve.

Ai ka thënë se vaksinimi për vajzat për HPV ka filluar vitin e kaluar dhe se deri tani me këtë vaksinë janë vaksinuar 10 mijë vajza.

“Sot është një ditë e rëndësishme për shëndetin e fëmijëve dhe politikave shëndetësor. Ky është një hap thelbësor për parandalimin e sëmundjeve serioze. Ky virus shkakton shumë telashe dhe shumë lloje të kancereve. Në vitin e kaluar, miratuam përfshirjen e tri vaksinave të reja në kalendarin e fëmijëve. Nuk është një mundësi vetëm për vajzat, por edhe për djemtë për të parandaluar shumë sëmundje serioze, HPV është virus shumë i rrezikshme dhe vaksinimi i djemve është një hap i rëndësishëm”, ka thënë Vitia.

Vitia ka thënë se vaksinimi është i domosdoshëm pa marrë parasysh gjininë.

Deri tani janë 10 mijë vajza nga grupi i synuar për t’u vaksinuar. Vaksinimi i të rinjve pa marr parasysh gjininë është i domosdoshëm”, ka thënë ai.

Ardita Baraku, drejtoreshë e IKSHPK-së, ka thënë se ky vaksinim është shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e kancereve dhe sëmundjeve të tjera për të dy gjinitë.

“Është mjet efikas për mbrojtën e kancereve dhe sëmundjeve te tjera për të diganostifikimin e të dy gjinive. Është e rëndësishme që të vazhdoj ky trend i mirë i imunizimit dhe t’i kemi të mbrojtur fëmijët tani për një të ardhme të shëndetshme”, ka theksuar ajo.

Shefja e njësisë se vaksinimit në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, Fetije Fetaj, ka thënë se nga 10 mijë dozat e dhëna deri më tani në Kosovë nuk ka pasur asnjë efekt anësor.

“84 për qind kemi arritur që të kemi vaksinimin e vajzave me HPV. Gjithë djemtë e vajzat e klasave të gjashta o të vaksinohen. Vaksina është e sigurt dhe efektive dhe do të ofrohet pa pagesë. 10 mijë doza janë dhënë dreri tani në Kosovë dhe asnjë efekt anësor serioz nuk është paraqitur”, ka shtuar Fetaj.
Çka është HPV-ja?

HPV është shkurtesa për Human Papilloma Virusin. Ekzistojnë më shumë se 200 lloje të HPV-së. Disa nga ato janë shumë të rrezikshme dhe mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore, përfshirë disa lloje të kancerit. Kanceri i qafës së mitrës është lloji më i zakonshëm i kancerit që shkaktohet nga infektimi me HPV, por HPV gjithashtu mund të shkaktojë edhe kancerin anal, gjenital, si dhe kancerin e kokës dhe të qafës. HPV-ja është infeksioni më i shpeshtë në botë që transmetohet seksualisht, dhe kjo është arsyeja pse është aq e rëndësishme që të vaksinohemi kundër HPV-së në moshë të re dhe para se të fillojë jeta seksuale. Rreth 80 përqind e grave dhe burrave do të infektohen me HPV të paktën një herë në jetë, veçanërisht nëse nuk janë të vaksinuar kundër HPV-së. Shumica e njerëzve me HPV nuk kanë ndonjë simptomë dhe nuk e dinë që janë të infektuar. Disa njerëz e kuptojnë që janë të infektuar me HPV vetëm kur iu shfaqen lythat gjenitalë. Gratë mund ta kuptojnë që janë të infektuara me HPV kur rezultati i Pap-testit del jonormal. Fatmirësisht, infektimi me HPV (dhe kanceret që shkakton ai) mund të parandalohet me vaksinimin kundër HPV-së.

Si përhapet HPV-ja?

HPV-ja përhapet nga personat që e kanë virusin nëpërmjet kontaktit direkt me lëkurën apo lëngjet e trupit. Personi i infektuar mund ta bartë HPV-në te dikush tjetër edhe nëse vetë nuk kanë simptoma. HPV-ja kryesisht bartet nëpërmjet marrëdhënieve seksuale, me rreth 30 lloje të HPV-së që mund të barten përmes aktivitetit seksual. Kjo mund të ndodhë gjatë çfarëdo kontakti intim, si marrëdhënia seksuale vaginale, orale ose anale apo nëpërmjet kontaktit lëkurë me lëkurë edhe pa pasur marrëdhënie seksuale. HPV-ja është infeksion i zakonshëm që bartet në mënyrë seksuale – infeksioni me HPV mund të ndodhë edhe nëse keni patur vetëm një partner seksual. Përdorimi i kondomit mund ta zvogëlojë rrezikun e bartjes së HPV-së, por nuk ofron mbrojtje të plotë sepse virusi mund t’i prekë zonat që nuk janë të mbuluara me kondom. Kjo është arsyeja pse vaksina kundër HPV-së është rruga më e sigurt dhe më efektive për ta parandaluar HPV-në dhe për ta mbrojtur veten nga kanceret që shkaktohen nga HPV.
Sa i shpeshtë është infektimi me HPV?
Infektimi me HPV është infeksioni më i shpeshtë seksualisht i transmetueshëm. Vlerësimet sugjerojnë që 80 përqind e burrave dhe grave do të infektohen me një apo më shumë lloje të HPV-së që transmetohen seksualisht në një periudhë të jetës së tyre, veçanërisht nëse nuk janë vaksinuar. Shkalla më e lartë e infektimit me HPV është te meshkujt dhe gratë nën moshën 25 vjeçare, të cilët janë seksualisht aktivë. Andaj, vaksina kundër HPV-së është mënyra më e mirë për parandalimin e infektimit me HPV dhe llojet e kancereve që lidhen me të.

Çka është vaksina kundër HPV-së?
Vaksina kundër HPV-së mbron nga Human Papilloma Virusi (HPV). Është vaksinë katërvalente, që synon të mbrojë nga katër lloje të HPV-së. Pas injektimit me vaksinë, trupi fillon të reagojë duke krijuar antitrupa për ta ndihmuar sistemin imunitar në luftimin e HPV-së. Vaksina kundër HPV-së për herë të parë është prezantuar në vitin 2006. Këto vaksina paraqesin përparim të konsiderueshëm në parandalimin e infektimeve me HPV, duke demonstruar suksesin e tyre që kanë arritur në mbrojtjen nga llojet e HPV-së që më së shpeshti lidhen me kancerin e qafës së mitrës. Vaksina mund të parandalojë më shumë se 90% të kancereve që lidhen me HPV-në. Mbrojtja nga HPV përmes vaksinimit zgjat më shumë se 18 vjet. Hulumtuesit janë duke i monitoruar individët që kanë marrë qoftë vaksinën dyvalente ose katërvalente dhe këto studime po tregojnë se nuk ka indikacion që mbrojtja zvogëlohet me kalimin e kohës.
Kush duhet ta marrë vaksinën kundër HPV-së?
Vaksina kundër HPV-së rekomandohet për personat e moshës 9 deri në moshën 26 vjeçare. Në Kosovë, vaksina kundër HPV-së ka hyrë në kalendarin e rregullt të vaksinimit në vitin 2023 dhe ka filluar të jepet te vajzat e moshës 12 vjeç (përmes vaksinimit në klasën e VI-të në shkolla) si dhe në qendrat e vaksinimit në secilën komunë. Nëse keni ndonjë pyetje për vaksinën kundër HPV-së, konsultohuni me profesionistët shëndetësor.

Si jepet vaksina kundër HPV-së?
Vaksina kundër HPV-së jepet si injeksion në pjesën e sipërme të krahut. Rekomandohen një apo dy doza të vaksinës (varësisht nga mosha juaj dhe vendimet e vendit tuaj). Kjo siguron që ju keni mbrojtjen më të mirë të mundshme kundër virusit HPV. Të gjitha dozat jepen si injeksione.
A shkakton vaksina kundër HPV-së infertilitet?
Ne e kuptojmë se ju mund të keni frikë apo të shqetësoheni për atë se çfarë efekti mund të kenë vaksinat në shëndetin tonë. Studimet dhe monitorimet shumëvjeçare të zbatimit të vaksinës kundër HPV-së nëpër botë kanë treguar se vaksina është shumë e sigurt dhe nuk paraqet rrezik për fertilitetin e vajzave dhe grave. Përkundrazi, vaksina kundër HPV-së mund të ndihmojë në mbrojtjen e fertilitetit duke parandaluar lezionet parakancerogjene në qafën e mitrës dhe problemet gjinekologjike që lidhen me trajtimin e kancerit të qafës së mitrës.

Cilat janë efektet anësore të mundshme të vaksinës kundër HPV-së?
Vaksina kundër HPV-së është shumë e sigurt. Miliona fëmijë dhe të rritur në mbarë botën e kanë marrë vaksinën kundër HPV-së. Sikurse çdo tjetër vaksinë apo ilaç, vaksina mund të ketë efekte anësore. Shumica e personave që e marrin vaksinën nuk kanë përjetuar efekte anësore apo efektet anësore janë të lehta dhe të cilat kalojnë shpejt. Efektet më të shpeshta anësore mund të përfshijnë skuqje, ënjtje apo dhimbje në vendin e injektimit, të cilat duhet të pushojnë brenda disa ditëve. Të tjerat përfshijnë temperaturë të lehtë, mavijosje apo kruarje në vendin e injektimit, të përziera dhe dhimbje në krahë, duar, gishta të dorës, këmbë apo gishta të këmbës. Efektet serioze anësore, si vështirësi në frymëmarrje, janë jashtëzakonisht të rralla. Andaj, për çdo pyetje apo shqetësimi që keni për vaksinën, kërkoni informacione nga profesionistët e kujdesit shëndetësor.

A promovon vaksina kundër HPV-së aktivitetin e hershëm seksual?
Hulumtimet tregojnë se vaksina kundër HPV-së nuk ka ndikim në vendimet që njerëzit marrin rreth jetës së tyre seksuale. Vaksina nuk ndikon që adoleshentët të fillojnë jetën e tyre seksuale apo të përfshihen në sjellje të rrezikshme seksuale. Vaksinimi kundër HPV-së në moshë ka për qëllim të mbrojë nga infektimi me HPV dhe kanceret që shkakton ky virus.
Kush nuk rekomandohet të marrë vaksinën kundër HPV-së?

Janë vetëm disa përjashtime për grupet e popullsisë të cilat nuk rekomandohet ta marrin vaksinën kundër HPV-së. Vaksina kundër HPV-së nuk duhet t’i jepet ndonjë fëmije apo të rriturve nëse ata kanë patur reaksion të rëndë alergjik, si anafilaksi (p.sh. vështirësi në frymëmarrje, rrahje të shpejta të zemrës, të përziera ose të vjella apo humbje të vetëdijës) ndaj një doze të mëparshme të vaksinës kundër HPV-së, ose nëse janë alergjikë ndaj ndonjë prej përbërësve të saj si maja. Si masë paraprake, vaksinimi kundër HPV-së nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë për shkak të mungesës së provave nga studimet formale mbi gratë shtatzëna. Megjithatë, deri më tani nuk ka dëshmi që vaksina kundër HPV-së ka shkaktuar ndonjë dëm kur iu është dhënë grave shtatzëna që nuk e kanë ditur se janë shtatzëna kur janë vaksinuar. Nëse keni pyetje apo shqetësime specifike për marrjen e vaksinës kundër HPV-së, ju lutem drejtohuni për informata te profesionistët e kujdesit shëndetësor. (Të dhënat janë marrë nga UNICEF)

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Kurti pret në takim regjisorin Visar Morina, vlerëson filmin “Shame and Money”

Kurti pret në takim regjisorin Visar Morina, vlerëson filmin “Shame and Money”

7 orë më parë
U nisën drejt Gjermanisë pas pushimeve në Kosovë, tre mërgimtarë humbin jetën në aksiďent

Balaj: Specialja, jo vetëm që na barazoi me Serbinë, na nxori një oktavë më keq

8 orë më parë
“Drejtësi e komanduar nga jashtë”/ Paralajmërimi i Abdi Baletës për Gjykatën Speciale

“Drejtësi e komanduar nga jashtë”/ Paralajmërimi i Abdi Baletës për Gjykatën Speciale

8 orë më parë
Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës i shqetësuar rreth aktgjykimit të Speciales

Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës i shqetësuar rreth aktgjykimit të Speciales

9 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH