Presidentja Osmani: Qëndrueshmëria kombëtare është detyrim i joni (Video)

Presidentja Vjosa Osmani ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes nga sulmet hibride, teksa ka thënë se ky është detyrim për qëndrueshmëri kombëtare.

Osmani këtë e tha në konferencën e Ministrisë së Mbrojtjes, me temën  “Qëndrueshmëria Kombëtare – Sfidat dhe Rruga Përpara”, ku do të marrin pjesë liderët shtetërorë.

“Institucionet duhet të jenë të gatshme dhe të koordinuara për mbrojtje ndaj sulmeve hibride. Duke pasur parasysh se qëndrueshmëria kombëtare është detyrim i joni për gjeneratat e ardhshme, këtë e kemi treguar edhe gjatë rezistencës paqësore edhe ne kohen e luftes”, ka thënë Osmani.

Tutje presidentja ka theksuar se për mbrojtje hibride, duhet investim në teknologji.

“Me zhvillimin e teknologjisë ne duhet te jemi te përgatitur për mbrojtje, prandaj duhet investuar në teknologji digjitale për të siguruar mbrojtje efektive ndaj sulmeve kibernetike. Zhvillimi ekonomik është nyje kyçe për siguri kombëtare”, ka thënë ajo.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se kjo konferencë ka për qëllim kyç forcimin e bashkëpunimit, duke bërë bashkë strategji inovative dhe të ndajë praktikat më të mira. Maqedonci ka thënë se diskutimi gjatë kësaj konference do të përmirësojë e pasurojë qëndrueshmërinë kombëtare.

“Në një botë gjithnjë e më të ndërlikuar, qëndrueshmëria s’është më një opsion, por domosdoshmëri. Qëndrueshmëria përkufizohet jo vetëm si aftësia për t’u përballur me tronditjet dhe kërcënimet, por mbi të gjitha si një kapacitet për të ruajtur funksionet jetike të shoqërisë, për të mbrojtur vlerat tona dhe për të siguruar që e ardhmja ndërtohet mbi themelet e forta”, ka thënë ai.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish