Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në darkën e organizuar për nder të Takimit të Liderëve të Konferencës së Sigurisë së Mynihut.
Përmes një postimi në Facebook ku ka publikuar fotografi nga takimi, Osmani ka thënë se ka diskutuar për për gjendjen aktuale të sigurisë në Evropë e në veçanti edhe në Ballkan.
Postimi i saj i plotë në Facebook:
Mbrëmë u pritëm nga Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në darkën e organizuar për nder të Takimit të Liderëve të Konferencës së Sigurisë së Mynihut.
Diskutuam për gjendjen aktuale të sigurisë në Evropë e në veçanti edhe në Ballkan, si dhe theksuam rëndësinë e partneritetit e komunikimit të vazhdueshëm në të dy anët e Atlantikut për garantimin e paqes dhe stabilitetit
.Në këtë pritje takova edhe Kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov, Senatorin Bob Menendez, Senatorin Lindsay Graham, Kongresistin Gregory Meeks, si dhe zyrtarë e të ftuar të tjerë.