Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani u takua me presidentin e Indonezisë, Joko Widodo, në COP28 në Dubai.
“E nderuar të takohem me Presidentin e Indonezisë, Joko Widodo gjatë #COP28 sot. Theksova potencialin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Indonezisë në dobi të popujve tanë paqedashës dhe se si mund të kontribuojmë së bashku në adresimin e sfidave të përbashkëta globale”, ka shkruar Presidentja.
























