Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar homologen e saj nga Moldavia, Maia Sandu për postin e ri.
E para e shtetit, ndërsa ka uruar homologen, thekson se “fitorja e saj është e merituar dhe një dëshmi e fuqishme e qëndrueshmërisë së demokracisë dhe forcës së popullit moldav”.
“E dashura, Maia Sandu. Fitorja juaj dje është një dëshmi e fuqishme e qëndrueshmërisë së demokracisë dhe forcës së popullit moldav. Pavarësisht përpjekjeve të pamëshirshme nga Rusia dhe përfaqësuesit e saj për të prishur dhe destabilizuar procesin demokratik, vullneti i popullit ka triumfuar sërish. Mezi pres të punoj me ju ndërsa vazhdojmë të ndërtojmë ura bashkëpunimi dhe të forcojmë lidhjen mes popujve tanë. Shumë suksese”, ka shkruar Osmani.