Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar shtetin letonez për Ditën e Pavarësisë.
Ndërsa shpreh urimet e saj për pavarësinë e Letonisë, presidentja shpreson se Kosova dhe Letonia të forcojnë më tej miqësinë dhe bashkëpunimin.
“Urime president, Edgars Rinkevics, kryeministre Evika Silina, dhe popullit të Letonisë në Ditën tuaj të Pavarësisë. Kosova i vlerëson lidhjet e forta mes vendeve tona. Ne shpresojmë të forcojmë më tej miqësinë dhe bashkëpunimin tonë.”, ka shkruar Osmani në platformë X.