Presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar banorët e Los Anxhelosit, të prekur nga zjarri që përfshiu këtë pjesë nga e mërkura dhe shkaktoi dhjetëra vdekje.
“Zemrat tona janë me njerëzit e Los Anxhelosit të prekur nga zjarret shkatërruese. Për ata që kanë humbur të dashurit, shtëpitë dhe kujtimet e dashura, ne vajtojmë me ju”, ka shkruar Osmani në X.
Ajo ka shprehur mirënjohje edhe për zjarrfikësit dhe pjesëtarët e komuniteteve të cilët kanë kontribuuar në evakuimin e viktimave.
“Ne gjithashtu nderojmë thellësisht guximin dhe përpjekjet e palodhura të reaguesve të parë që rrezikojnë gjithçka për të shpëtuar jetë dhe komunitete”, ka shkruar ajo.