Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Talat Xhaferin me marrjen e mandatit të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.
Osmani ka thënë se sot është një moment historik për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoni.
Xhaferi është zgjedhur kryeministër i qeverisë së re teknike, me 65 vota për, 3 kundër dhe asnjë abstenim.