Në Shqipëri sot ka mbërritur avioni i tretë me qytetarët afganë. Në këtë aeroplanë kanë ardhur 59 pasagjerë.
Ndërsa deri më sot në Shqipëri kanë ardhur 275 qytetarë afganë në total, njofton Klankosova.tv.
Ata u pritën nga kryeministri Edi Rama, ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim dhe nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.
Mikpritje të ngrohtë përmes rrjeteve sociale i ofroi edhe prezantuesja e njohur Arbana Osmani.
Osmani në rrjetin social Instagram ka shpërndarë një foto të një nëne me fëmijën në krah.
“Do doja shumë t’i përqafoja të gjithë këta njerëz. Mirë se vini”, ka shkruar Osmani në mbishkrimin e fotografisë në InstaStory.
Shqipëria do të strehojë përkohësisht rreth 4000 afganë derisa të pajisen me dokumentacione për të lëvizur në SHBA.