Princi Charles ka bërë një dedikim prekës në kujtim të babait të ndjerë, Princit Philip në një videomesazh që shënonte fundin e Ramazanit. Anëtari i familjes mbretërore tha se si shumë të tjerë, këtë vit dhe familja e tij do të ketë një vend të zbrazët në tryezën e darkës.
Gjatë një fjalimi gjatë një Iftari virtual, Princi i Uellsit foli për ndikimin shkatërrues të pandemisë Covid-19. Ai tha se “viti i fundit ka qenë thellësisht shkatërrues për të gjithë ne, dhe unë jam shumë i vetëdijshëm për ndikimin e pandemisë në komunitetin mysliman.”
“Këtë vit kaq shumë familje, si familja ime, do të kenë një vend bosh në tryezën e darkës dhe miqtë nuk do të jenë më në gjendje të ndajnë përqafimin festues pas lutjeve të Bajramit.” Kujtojmë që Duka i Edinburgut vdiq në moshën 99 vjeçare në 9 Prill pas 73 vitesh martesë me Mbretëreshën. /abcnews.al