Princi Harry ka bërë një tjetër rrëfim shokues për familjen mbretërore britanike. Në librin e tij më të ri “Spare”, Harry tregon se William e ka dhunuar fizikisht para 4 vitesh në Pallatin Mbretëror në Londër.
Princi Harry: Më kapi për jake me aq forcë sa më këputi gjerdanin dhe më pas më përplasi në tokë.
Përplasja fizike ka ndodhur 4 vite më parë në Pallatin Mbretëror në Londër. Harry rrëfen se konfrontimi ndodhi pas një debati të nxehtë për martesën e tij me Meghan Markle, të cilën William dhe anëtarët e tjerë të Familjes Mbretërore e kënë kundërshtuar. Megjithatë, ai pranon se më pas William i kishte kërkuar falje.
Vetë Familja Mbretërore deri më tani nuk ka bërë asnjë koment lidhur me këtë ngjarje, që në fakt e kanë shndërruar në strategji të mos-reagimit ndaj asnjë deklarate të pazakontë që bën çifti Harry dhe Meghan.
Rrëfimi u publikua nga mediat britanike që kanë siguruar kopje nga libri që si datë zyrtare të daljes në librari ka 10 Janarin, por që një numër i limituar kopjesh po shiten që nga kjo e enjte në Spanjë.