Një çift i moshuar indian kanë ngritur një padi kundër djalit të tyre të vetëm dhe gruas së tij, sepse ende nuk u kanë sjellë në jetë një nip apo mbesë. Sanjiv Ranjan Prasad dhe gruaja e tij Sadhana Prasad, banorë të qytetit Haridëar në shtetin verior të Uttarakhand, kanë paditur djalin e tyre për faktin e mos sjelljes në jetë të një fëmije.
Djali i tyre u martua në vitin 2016 dhe zoti Prasad kishte shpresa për të pasur një nip. Mjerisht, gjashtë vjet më vonë, djali dhe e shoqja ende nuk kanë një fëmijë së bashku.
Sipas z. Prasad, nusja dhe familja e saj kontrollojnë financat e çiftit, gjë që dyshohet se ka ndikuar që ata të kenë një fëmijë.