Prishtina më në fund e ka shijuar fitoren e parë për këtë sezon në Superligën e Kosovës në futboll.
Kampioni në fuqi e mposhti në udhëtim skuadrën e Dukagjinit me rezultat 1:2. Dukagjini fillimisht kaloi në përsëri përmes Dallkut (35′). Mirëpo, në pjesën e dytë, Prishtina ishte më agresivë dhe arriti ta përmbysë rezultatin.
Mendurim Hoti barazoi rezultatin në minutën e 60-të, kurse pas 20 minutave, arbitri akordoi penallti pas rishikimit të VAR-it, të cilën e konkretizoi Besnik Krasniqi (80′).
Me këtë fitore, Prishtina renditët në pozitën e shtatë me pesë pikë, derisa Dukagjini një më poshtë me dy sosh.