Një burrë është arrestuar nga policia gjatë ditës së djeshme në Prishtinë nën dyshimin për veprën “Vrasje e rëndë në tentativë”.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë, i dyshuari që sipas ankuesit ka probleme mendore e ka sulmuar fizikisht duke e goditur në kokë.
“Prishtinë 12.01.2023 – 06:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte sulmuar fizikisht-goditur në kokë viktimën mashkull kosovar. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar dëshmi relevante për rastin. I dyshuari sipas viktimës ka probleme të shëndetit mendor i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftim.