Përmes raportit 24 orësh, Polica e Kosovës, ka njoftuar se është gjetur një person pa shenja jete i shtrirë në tokë, transmeton Kosova Post.
Rasti ka ndodhur dje në rrugën Tirana në Prishtinë.
“Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete. Ekipi mjekësor dhe njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet ne raport.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.