Një vrasje në tentativë ka ndodhur në Prishtinë, me ç’rast policia ka nisur hetimet.
Një burrë ka raportuar në polici se disa persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tij.
“Rruga “Bajram Bahtiri”, Prishtinë 13.01.2023 – 00:32. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se disa persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre dhe veturës së tyre. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes, vetura e viktimës ishte qëlluar me një plumb. Është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar. Nuk raportohet për të arrestuar.