Një grua në Prishtinë, ka raportuar në polici se disa persona të panjohur i kanë vjedhur 10 copë dyer të ballkoneve.
Policia e cilëson rastin vjedhje e rëndë, ndërsa po merret me hetim.
“Prishtinë / 24.06.2024 – 13:40. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga person/a të dyshuar të pa njohur janë vjedhur 10 copë dyer të ballkoneve. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.