Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    “Gjykata Speciale është monoetnike”, Bajrami: Kam deponuar prova e video mbrojtëse

    Bajrami:Lista Serbe përdor vazhdimisht terminologji e simbole jokushtetuese

    U nis në ShBA pasi kreu misionin në Kosovë, por ushtares amerikane i vidhet velloja në aeroport

    U nis në ShBA pasi kreu misionin në Kosovë, por ushtares amerikane i vidhet velloja në aeroport

    UP-ja shpall afatin plotësues për regjistrimin e studentëve

    Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështetje financiare

    FFK-ja deklarohet pas shortit të Botërorit

    FFK-ja deklarohet pas shortit të Botërorit

    OKB paralajmëron se zgjidhja me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët po “zbehet”

    OKB-ja: Kolonët e paligjshëm izr@elitë kanë kryer 5 su*lme në ditë në Bregun Perëndimor të pushtuar këtë vit

    LVV nesër mban konferencë para Prokurorisë Speciale

    Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti të tjera

    Publikohet lista për ndeshjet me Islandën, ftohet 16 vjeçari Abdullahu

    Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në rast kualifikimi në Kupën e Botës 2026

    Trump nderohet me Çmimin e Paqes nga FIFA

    Trump nderohet me Çmimin e Paqes nga FIFA

    Të martën, Kurti bën homazhe në përvjetorin e masakrës së Qyshkut

    Haradinaj nominohet nga AAK për kryeministër

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

    Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

    Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

    Dua feston ditëlindjen e 30-të, Dugi emocionon me fjalët ndërsa i publikon disa fotografi të rralla nga fëmijëria e saj

    Dua feston ditëlindjen e 30-të, Dugi emocionon me fjalët ndërsa i publikon disa fotografi të rralla nga fëmijëria e saj

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Pro dhe kundër Rezolutës për Srebrenicën

04 Maj 2024, 10:03
në Lajme, RAJON
Share on FacebookShare on Twitter

Ata që respektojnë vendimet e gjykatës mbështesin Rezolutën për Srebrenicën, ndërsa mohuesit e gjenocidit po bëjnë gjithçka për të parandaluar miratimin e saj. Diskutimi për Srebrenicën u transferua në skenën botërore.

Disa analistë pohojnë se fushata kundër miratimit të Rezolutës për Srebrenicën, e udhëhequr nga politikanët serbë me mbështetjen e aleatëve rusë dhe kinezë në OKB, ka arritur rezultate të caktuara. Rezoluta, e cila sipas pretendimeve të viktimave të mbijetuara të gjenocidit, duhet të jetë

Fushata kundër miratimit të Rezolutës në OKB udhëhiqet nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili aktivizoi rrjetin diplomatik të Serbisë për të penguar miratimin e Rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB. Deklarata e tij se miratimi i Rezolutës për Srebrenicën do të thotë “hapja e kutisë së Pandorës” shkaktoi reagime të shumta.

Të mbijetuarit e gjenocidit e perceptojnë atë si një kërcënim të drejtpërdrejtë. “Vuçiq i përkiste strukturave dhe sistemeve politike që janë të lidhura me gjenocidin. Pohimi i tij për hapjen e kutisë së Pandorës është një kërcënim i drejtpërdrejtë për një gjenocid të ri”, thotë për DW Murat Tahiroviq, kryetar i Shoqatës së Viktimave të Gjenocidit dhe Dëshmitarëve.

Vuçiq “më i merituari” që kaq shumë flitet për gjenocidin në Srebrenicë

Tahirovia nuk e mohon se politikanët serbë kanë arritur “rezultate të caktuara” me fushatën e tyre. “Po, e arritën! Gjenocidi në Srebrenicë nuk u diskutua kurrë më shumë në OKB dhe në shumë vende të botës. Shumë vende të vogla nuk kanë dëgjuar asnjëherë për B-H, e lëre më Srebrenicën dhe gjenocidin. Ndërsa tani, falë Vuçiqit, kanë dëgjuar! Pavarësisht gjithçkaje, Srebrenica është sinonim i vuajtjeve të boshnjakëve”, thotë Tahiroviq.

Me kërkesë të Rusisë, një sesion i jashtëzakonshëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së u mbajt të martën (30 prill), ku anëtarja e Presidencës së B-H-së, Zheljka Cvijanoviq përsëriti pretendimet e mëparshme përmes video-lidhjes, se Rezoluta ishte përgatitur “në mënyrë të paligjshme” dhe pa qëndrime të dakorduara brenda B-H. Ajo thotë se janë shkelur procedurat e OKB-së, për të cilën ajo ka shpallur një kallëzim penal kundër ambasadorit të Bosnjë-Hercegovinës në OKB, Zlatko Lagumxhija. Ajo tha se Rezoluta e propozuar ishte “një shembull i shkeljes së Kushtetutës së Bosnjë-Hercegovinës dhe rrezikimit të paqes dhe stabilitetit”.

Ambasadori rus në OKB, Vasilij Nebenzja vuri në dukje se Moska është “kategorikisht kundër Rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së” dhe shtoi se “Srebrenica nuk është e vetmja anë e errët e luftës në B-H”. Përfaqësuesi kinez përsëriti qëndrimin e politikanëve nga RS “se miratimi i Rezolutës pa pëlqimin e të dy njësive nuk është në përputhje me promovimin e paqes në B-H”.

Mendime të ndryshme në KS

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB Robert Wood dënoi mohimin e gjenocidit në Srebrenicë. “Vazhdimi i veprimeve të disa liderëve, përfshirë Milorad Dodikun, veçanërisht mohimi i gjenocidit, shkakton shqetësim. Është fakt i padiskutueshëm që në Srebrenicë është kryer gjenocid, siç është vërtetuar nga gjykatat ndërkombëtare. Ne mirëpresim vendimin e Përfaqësuesit të Lartë për Bosnjë-Hercegovinën për të ndaluar pjesëmarrjen në zgjedhje të personave që kanë kryer gjenocid”, tha Wood.

Në mesazhet para votimit të Rezolutës, politikanët boshnjakë më së shumti i referohen vendimeve të Gjykatës së Hagës dhe Gjykatës së B-H-së, para së cilës disa zyrtarë politikë dhe ushtarakë të RS-së u dënuan për gjenocid ndaj boshnjakëve të Srebrenicës. Presidenti i partisë më me ndikim politik boshnjak – Partia e Veprimit Demokratik (SDA), Bakir Izetbegoviq, paralajmëroi në një letër drejtuar anëtarëve të OKB-së se gjenocidi ende po mohohet dhe kriminelët e luftës po glorifikohen në RS.

Rezoluta është “një mundësi e re për t’u përballur me të vërtetën”

“Miratimi i Rezolutës për Srebrenicën do të jetë një mundësi e re për t’u përballur me të vërtetën dhe një shans i ri për pajtim. Është gjithashtu një mundësi për të ritheksuar se përgjegjësia për gjenocidin e kryer është e pjesëve të regjimit të atëhershëm serb, dhe jo e gjithë popullit serb”, shkruan Izetbegoviq. Sipas kreut të SDA-së, kjo do të hidhte poshtë tezën për përgjegjësinë e popullit serb, të cilën e parashtrojnë përfaqësuesit politikë të serbëve në rajon “për të justifikuar krimet e regjimit të Millosheviqit dhe Karaxhiqit”.

I pyetur nga DW, se pse politikanët serbë në B-H dhe në rajon paraqesin rezolutën për Srebrenicën si kërcënim, sociologu nga Banja Luka, Ivan Shijakoviq u përgjigj se politikanët përdorin faktin se Srebrenica është simbol i “frikës, ankthit, shqetësimit, turpit, mosbesimit, frikës dhe trishtimit për çdo serb që ka qëllime të mira”. Ndërsa polkitikanët përpiqen të manipulojnë çështjen për hirëtë homogjenizimit kombëtar.

“Çdo përmendje e Srebrenicës, duke përfshirë edhe Rezolutën e OKB-së, përdoret nga politikanët për të përhapur frikën për tendenca kundër popullit serb, për rreziqet që i afrohen atij nëse nuk ndjekin lidershipin politik dhe liderët politikë, në këtë rast Milorad Dodikun dhe Aleksandar Vuçiqin”, thotë Shijakoviq.

Glorifikimi i kriminelëve të luftës në RS

Ai vë në dukje se përmbajtja e saktë e Rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë nuk është ende e njohur për publikun. Ndaj ajo mund të jetë objekt manipulimi dhe interpretimi keqdashës. Ai kujton gjithashtu se në dekadat e kaluara, teza  se Republika Srpska është një “krijesë gjenocidale” është përhapur në media dhe rrjetet sociale.

“Të dënuarit për gjenocid në Srebrenicë glorifikohen nga politikanët dhe opinioni publik në RS si “heronjtë serbë”, ndërsa në vetëdijen kolektive çdo përpjekje për të vendosur fajësinë individuale perceptohet si një thirrje për faj kolektiv të serbëve në B-H dhe Serbi”, thotë Shijakoviq. Ai vë në dukje se përkufizimi i gjenocidit nuk përcakton qartë nëse ai është një akt i individëve apo një grup i organizuar “i cili gjithashtu mund të interpretohet ndryshe”.

“Le të jemi të sinqertë, për 80 për qind të njerëzve në botë, çdo krim i një individi fillimisht ngjall mendimin e përkatësisë së tij etnike dhe/ose fetare, mbi bazën e së cilës më pas formohen stereotipe të caktuara. Kjo është arsyeja pse ka gjasa që disa amerikanë, belgë, britanikë, norvegjezë, kinezë, sauditë apo nigerianë t’i identifikojnë krimet në Srebrenicë me serbët dhe jo me Radislav Krstiqin, Ratko Mlladiqin ose Radovan Karaxhiqin”, thotë Shijakoviq.

Manipulimet me “botën serbe”

Për psikologun dhe analistin politik nga Sarajeva, Ibrahim Prohiq, nuk ka dilemë: Rezoluta patjetër do të kontribuojë për të siguruar që krimi i gjenocidit të kryer nga forcat serbe të B-H në Srebrenicë në korrik 1995 nuk do të përsëritet kurrë. Bashkëbiseduesi i DW beson se “drama” që rrethon Rezolutën është “prodhuar artificialisht”, dhe se përgjigjet ndaj akuzave nga Beogradi janë “rezultat i një mashtrimi”.

“Vuçiqi dhe Dodiku pretendojnë se Rezoluta akuzon ‘të gjithë kombin’, ndërkohë që sipas këtyre trillimeve ‘përgjegjës nuk është kombi, por janë individët’. “Në të njëjtën kohë, harrohet se gjenocidi nuk është akt individual dhe vullnet i individëve renegatë, por akt i anëtarëve të strukturave zyrtare politike dhe (para)shtetërore që kanë planifikuar gjenocid”, thotë Prohiq.

Ai vëren se udhëheqja politike e serbëve të Bosnjës e shprehu një synim të tillë në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar përmes qëndrimeve të Partisë Demokratike Serbe të atëhershme. “Në një seancë në Pale, kjo u përcaktua edhe si një objektiv lufte, prandaj edhe komandanti i Ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko Mlladiq, paralajmëroi se ekzekutimi i udhëzimeve të tilla politike do të përbënte gjenocid”, kujton Prohiq.

Dimensione të shumta të përgjegjësisë

Faji individual është vetëm një dimension i përgjegjësisë. Dimensioni tjetër është përgjegjësia e politikës dhe e regjimit. Bashkëbiseduesi i DW-së pohon se regjimet aktuale në Banja Luka dhe Beograd, duke mohuar gjenocidin dhe duke kundërshtuar miratimin e Rezolutës për Srebrenicën në OKB, “po mbrojnë politikën që gjeneroi gjenocidin”.

“Në të njëjtën kohë nuk braktiset projekti i ‘Serbisë së Madhe’, pra projekti i ‘botës serbe’, për të cilin është bërë gjenocidi. Ky është orientimi i përhershëm i politikave në Beograd dhe Banja Lukë, të cilat rrezikojnë të përsërisin krimin në rrethana të favorshme gjeopolitike. Prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që në OKB të miratohet Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë, e cila do të kishte edhe një efekt parandalues, në mënyrë që një krim i tillë të mos përsëritej kurrë”, thotë Prohiq.

Përfaqësuesit politikë të kroatëve në Bosnjë-Hercegovinë janë kryesisht të heshtur për Rezolutën për Srebrenicën. Gazetari dhe analisti politik nga Domaljevac (Posavina) Pejo Gashpareviq beson se qëndrimi i Beogradit në lidhje me rezolutën ka gjithashtu një sfond gjeopolitik dhe se Serbia në këtë mënyrë po rreshtohet me Rusinë në skenën më të lartë botërore, Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në një kontekst më të gjerë.

Debatet në skenën botërore: Perëndimi kundër Lindjes

“Ashtu si Rusia që shtrëngon retorikën e saj anti-perëndimore në lidhje me luftën në Ukrainë dhe akuzon Perëndimin se po ndihmon Kievin, edhe Serbia mban një qëndrim antiperëndimor në lidhje me Srebrenicën. Ajo kundërshton mbështetjen e shumicës së fuqive perëndimore për të miratuar Rezolutën për Ditën Ndërkombëtare në kujtimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë”, tha Gashpareviq për DW.

Ai thekson se në shkallë globale, “Serbia e vogël po përpiqet të pozicionohet si një lojtar i madh”. “Kështu, Beogradi po përpiqet të rikthejë pozitën e mëparshme si oficer policie në Ballkan që dominon atë pjesë të Evropës, për të cilën i duhet homogjenizimi i lartpërmendur”, thotë Gahspareviq.

“Në fakt, ambiciet e elitës politike serbe në këtë moment, përmes Rezolutës për Srebrenicën, synojnë skenën e madhe botërore në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku para syve të publikut politik global ata rreshtohen me Rusinë dhe Kinën – kundër Perëndimit”, thotë Gashpareviq.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së duhej të votonte mbi rezolutën të enjten (2 maj), por votimi u shty për konsultime shtesë. Rezoluta shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë dhe u kërkon anëtarëve të OKB-së që të përfshijnë fakte të vërtetuara gjyqësore për gjenocidin në programet arsimore.

Etiketat: OKBRepublika SerbskaRezoluta e SrebrenicësZlatko Lagumxhija.
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Ambasadori palestinez në OKB shpërthen në lot: 1300 fëmijë janë v*rarë prej muajit mars, si mund të qëndrojmë indiferentë?

Ambasadori palestinez në OKB shpërthen në lot: 1300 fëmijë janë v*rarë prej muajit mars, si mund të qëndrojmë indiferentë?

6 muaj më parë
Të paktën 83 kamionë ndihmash hyjnë në Gaza përmes Izraelit, protestuesit izraelitë kishin kërkuar ndaljen e tyre

OKB fillon shpërndarjen e ndihmave në Gaza për herë të parë që nga marsi

7 muaj më parë
Thirrja e fundit nga bashkësia ndërkombëtare! Bota nuk mund ta përballojë një luftë Indi-Pakistan!

Thirrja e fundit nga bashkësia ndërkombëtare! Bota nuk mund ta përballojë një luftë Indi-Pakistan!

7 muaj më parë
Gjuriq: Serbia nënshkroi letrën mbështetëse për Guterresin

FOKUS – Guterres: Lindja e Mesme në një udhëkryq kritik

7 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH