Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë duke zhvilluar një aksion në disa lokacione në tërë vendin.
Aksioni ka të bëjë me dyshimin për kryerjen e veprave penale nga zyrtarë e qytetarë.
Lajmin për Tëvë 1 e ka bërë të ditur Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore Prishtinë.
“Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, njofton se nën udhëheqjen e kësaj prokurorie, më konkretisht nga Departamenti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, në koordinim të plotë me Policinë dhe pas aprovimit të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, është duke u zhvilluar një aksion që nga mëngjesi, përfshirë disa lokacione në nivel në Kosovës, mbi dyshimin e kryerjes së veprave penale nga persona zyrtarë e qytetarë, më konkretisht dyshim mbi kryerjen e veprave penale “Mashtrimi në detyrë”, “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangia nga tatimi’”, ka thënë Ulaj.