Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Shkup, protestë paqësore për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë

    Përfundon qetësisht protesta paqësore anti-Speciale në Shkup

    ​Nikqi: Lojërat Mesdhetare janë momenti më i madh sportiv në historinë e Kosovës

    ​Nikqi: Lojërat Mesdhetare janë momenti më i madh sportiv në historinë e Kosovës

    Ndihma humanitare e Kosovës niset drejt Gazës

    Ndihma humanitare e Kosovës niset drejt Gazës

    Kurti: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës është institucioni më sipëror, ku nuk ka mendim që nuk mund të thuhet dhe nuk ka debat që nuk mund të zhvillohet

    ‘Mos lësho pe’, sllogani i Vetëvendosjes: S’do të heqim dorë nga punë e mira

    Emisari amerikan për Ukrainën nis rund të ri diplomatik në Evropë

    Emisari amerikan për Ukrainën nis rund të ri diplomatik në Evropë

    “Turistët snajperistë”, kush ishin të huajt në rrethimin e Sarajevës?

    “Turistët snajperistë”, kush ishin të huajt në rrethimin e Sarajevës?

    Në përvjetorin e rënies, ecje në nderë të Mujë Krasniqitg

    Në përvjetorin e rënies, ecje në nderë të Mujë Krasniqitg

    U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet e më pas lirohet i dyshuari

    U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet e më pas lirohet i dyshuari

    Miku i bacës Rifat Jasharit garon në listën e Lëvizjes Vetëvendosje

    Miku i bacës Rifat Jasharit garon në listën e Lëvizjes Vetëvendosje

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

    Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

    Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Prop@ganda ruse para zgjedhjeve dhe ndikimi te serbët në Kosovë

11 Tetor 2025, 15:48
në Lajme
Prop@ganda ruse para zgjedhjeve dhe ndikimi te serbët në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter

Një proces zgjedhor i lirë dhe transparent, pa ndërhyrje apo manipulime të jashtme.

Kjo është pritja e Bashkimit Evropian nga zgjedhjet lokale në Kosovë të dielën, më 12 tetor.

Këtë javë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pohuan se Serbia po ndërhyn në zgjedhje, duke ofruar vende pune ose ndihmë financiare për komunitetin serb.

BE-ja nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për komente mbi këto pretendime.

Përgjigje nuk mori as në pyetjen nëse BE-ja është në dijeni për ndonjë ndikim të jashtëm mbi votuesit, përpara zgjedhjeve lokale.

Megjithatë, një zëdhënës i BE-së i tha transmetuesit publik të Kosovës (RTK) se “të gjithë qytetarët duhet të jenë në gjendje ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar lirshëm, pa ndërhyrje ose manipulime të jashtme”.

Ai kujtoi se misioni vëzhgues i BE-së për zgjedhjet parlamentare të shkurtit, kishte konstatuar se kishte ndikim të jashtëm.

Ky mision vëzhgues zbuloi në raportin e tij se mediat shtetërore ruse, RT Ballkan dhe Sputnik Serbia – të cilat mbështeten nga Kremlini – publikuan dhjetëra përmbajtje rreth zgjedhjeve në Kosovë gjatë fushatës zgjedhore, me “informacione manipuluese” për komunitetin serb.

Jeta Loshaj, studiuese në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se këto media ruse veprojnë si “krijuese të agjendës në momente të ndjeshme politike, siç janë zgjedhjet, duke i portretizuar ngjarjet përmes prizmit të viktimizimit të komunitetit serb në Kosovë dhe armiqësisë së Perëndimit ndaj Serbisë dhe Rusisë”.

“Një shembull i qartë u shfaq gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare në shkurt të vitit 2025, kur RT Ballkan dhe Sputnik publikuan artikuj, në të cilët pretendohej se kishte pasur manipulime të votave kundër serbëve të Kosovës – pretendime që më pas u transmetuan nga mediat proqeveritare serbe dhe kanalet në Telegram, aktive në veri të Kosovës”, thotë Loshaj, e cila merret me hulumtimin e ndikimit rus në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë kontekst, ajo vëren se “ndikimi rus në formësimin e diskursit publik dhe të perceptimeve – veçanërisht në mesin e serbëve të Kosovës – mbetet i rëndësishëm”.

Çfarë lloj narrativi përhapin mediat ruse gjatë fushatës?

Sipas një analize të Radios Evropa e Lirë, gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovë, RT Ballkan dhe Sputnik Serbia përhapën pothuajse të njëjtin narrativ si gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare, të mbajtura më 9 shkurt: Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit, paraqitet si “mbrojtëse e interesave” të komunitetit serb.

Autoritetet e Kosovës, në anën tjetër, paraqiten si ato që ushtrojnë vetëm presion ose “terror” mbi komunitetin serb për ta detyruar të largohet.

Partitë tjera politike serbe nuk marrin pothuajse fare hapësirë, ose përshkruhen si “tradhtare”, që bashkëpunojnë me autoritetet e Kosovës.

Për shembull, një lajm në RT Ballkan më 8 tetor thoshte se simbolet serbe në Mitrovicën e Veriut ishin “në shënjestër të vandalëve”.

Por, lajmi bazohej vetëm në fjalët e Millan Radojeviqit, kandidatit të Listës Serbe, dhe nuk kishte asnjë verifikim nga policia apo ndonjë burim tjetër.

I njëjti medium publikoi një lajm më 2 tetor, me titullin “Seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën dhe Metohinë: Rusia, nga vendi i kryesueses, mbron Serbinë”, ku thuhej se Serbia duhet të përfitojë nga presidenca e Rusisë, sepse Moska mbështet fuqishëm Beogradin në çështjen e integritetit territorial, për dallim nga vendet perëndimore.

E, në artikullin me titull “Këtë herë askush nuk duhet të vonohet për Kosovën dhe Metohinë: Ofensiva gjermane ndaj shkollave serbe”, të botuar më 21 shtator, flitej për paralajmërimin e integrimit të institucioneve serbe të shëndetësisë dhe arsimit në sistemin e Kosovës.

Në atë artikull, ish-ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, paraqitej si “mbrojtës kujdestar i shqiptarëve”.

Në një pjesë, autori i artikullit shkruante se po harrohet “fakti që Kosova dhe Metohia është pjesë e Serbisë, nuk ka kufij, nuk ka dy shtete, por vetëm një – të quajtur Serbi dhe që përfshin Krahinën Autonome të Kosovës dhe Metohisë”.

“Atyre u pengon veçanërisht fakti që nxënësit serbë mësojnë se Adem Jashari ishte terrorist, i vrarë gjatë një operacioni antiterrorist nga forcat serbe, dhe se e ashtuquajtura Ushtri Çlirimtare e Kosovës (UÇK) përshkruhet me emrin e saj të vërtetë – si organizatë terroriste, vrasëse dhe plaçkitëse”, thuhej në tekst.

Mesazhe të ngjashme dërgoi edhe Sputnik Serbia. Në një artikull më 8 tetor transmetoi deklaratën e Listës Serbe, se zgjedhjet e ardhshme janë më të rëndësishmet që nga viti 1999, sepse “do të mbrohet gjithçka që është serbe”.

Ky medium ndjek rregullisht tubimet parazgjedhore të Listës Serbe, ku përcillen mesazhe për nevojën e unitetit, ndërsa subjektet e tjera politike nuk përmenden fare.

Si alternativë ndaj Listës Serbe në zgjedhjet lokale në komunat me shumicë serbe në Kosovë do të jenë: Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit, Demokracia Serbe e Aleksandar Arsenijeviqit, Lëvizja Kombëtare Serbe e Millija Bishevacit, Aleanca Kosovare e Goran Marinkoviqit, si dhe disa iniciativa qytetare.

Në artikullin “Thirrje për alarm: Kjo është më shumë se frikësim i serbëve – Prishtina nxitohet për shkak të sinjaleve të reja nga Amerika”, Sputnik Serbia shkroi më 19 shtator se qytetarët e Mitrovicës së Veriut kishin informuar Listën Serbe për “persona të armatosur”, ndërsa bashkëbiseduesit thanë se qëllimi ishte që populli serb “së paku të frikësohej”.

“Lista Serbe paralajmëron rregullisht se provokimet kanë për qëllim krijimin e një atmosfere pasigurie, në mënyrë që serbët të dekurajohen nga qëndrimi në shtëpitë e tyre. Kjo hap rrugë për emigrimin gradual dhe dobësimin e komunitetit serb, që është qëllimi kryesor i atyre që duan që Kosova të pastrohet nga prania serbe”, thuhej mes tjerash në atë tekst.

Përndryshe, “burrat e armatosur” ishin pjesëtarë të policisë ose forcave të sigurisë së kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, i cili vizitoi Mitrovicën e Veriut për t’u takuar me kandidatët e partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Çfarë shtrirjeje kanë këto media?

Loshaj thotë se mediat shtetërore ruse, të tilla si RT Ballkan dhe Sputnik Serbia, nuk i japin përparësi ofrimit të informacionit, por “përsëritjes së narrativit të Kremlinit”.

“Shtrirja e tyre e drejtpërdrejtë është e kufizuar, por ndikimi i tyre indirekt mbetet i rëndësishëm, pasi ato i shtyjnë përpara narrativët në sferën më të gjerë të informacionit në gjuhën serbe, e që më pas transmetohen nga tabloidët rajonalë, portalet dhe rrjetet sociale”, thotë Loshaj për Radion Evropa e Lirë.

Reporterët pa Kufij, në raportin e vitit të kaluar, të titulluar “Nga Rusia në Serbi: Si e përhap RT-ja propagandën e Kremlinit në Ballkan, pavarësisht sanksioneve të BE-së?”, deklaruan se përmbajtja e RT Ballkanit citohet në mediat në Serbi, përfshirë edhe shërbimin publik – Radio Televizionin e Serbisë.

“RT-ja citohet si një burim i besueshëm lajmesh që lidhen me Rusinë, dhe si rezultat, RT Ballkan funksionon si një agjenci shtetërore lajmesh, e ngjashme me TASS-in e Rusisë”, thuhej në raport.

Kosova ka vendosur sanksione mbi RT-në dhe Sputnikun, në përputhje me politikën e Bashkimit Evropian dhe sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Ndaj, kanalet televizive të këtyre mediave nuk janë të disponueshme në operatorët kabllorë.

Megjithatë, platformat online të tyre janë të disponueshme herë pas here, për shkak të – siç i thanë më herët Radios Evropa e Lirë nga Autoriteti Rregullator për Komunikimet Elektronike dhe Postare të Kosovës – “natyrës dinamike të internetit”.

Loshaj beson se ndikimi rus përmes fushatës së dezinformimit do të vazhdojë të rritet, megjithëse, siç thotë ajo, ndikimi i drejtpërdrejtë mbi audiencën ka të ngjarë të mbetet i kufizuar, për shkak të masave rregullatore në Kosovë dhe fokusit të publikut në temat socio-ekonomike.

“Dezinformimi ndikon në marrëdhëniet ndëretnike”

Loshaj shton se narrativët dezinformues mund të ndikojnë në marrëdhëniet ndëretnike ose në sjelljen e votuesve në Kosovë, duke përforcuar ndjenjat ekzistuese të pakënaqësisë dhe mosbesimit midis komuniteteve.

Ajo thekson se një studim i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, me titull “Si dezinformimi nxit radikalizimin etno-politik në Kosovë”, i botuar në mes të shtatorit, nxori në pah se dezinformimi në Kosovë funksionon përmes një “narrativi pasqyrues”, që informon dy komunitete të ndryshme në një mënyrë krejtësisht të kundërt – të përshtatur sipas bindjeve dhe perceptimeve të tyre.

“Qëllimi është të forcohet përçarja dhe mosbesimi midis grupeve. Audiencës serbe të Kosovës i thuhet se institucionet e Kosovës i diskriminojnë, ndërsa audiencës shqiptare të Kosovës i thuhet se serbët në Kosovë janë pengues ose të lidhur me fuqitë e huaja”, shpjegon Loshaj.

Hulumtimi i kësaj qendre tregoi, po ashtu, se narrativët si ata në mediat ruse, synojnë të minojnë besueshmërinë e institucioneve të Kosovës dhe partnerëve perëndimorë, si BE-ja dhe NATO-ja.

Një gjë e tillë, sipas hulumtimit, mund të rrisë rrezikun nga incidentet e sigurisë.

“Kjo përputhet me qëllimet më të gjera të Kremlinit për ta portretizuar Ballkanin Perëndimor si një periferi të paqëndrueshme, ku BE-ja ‘dështon’”, thotë Loshaj për Radion Evropa e Lirë.

Ajo shton se narrativët e tillë janë gjithashtu të rëndësishëm politikisht gjatë fushatave zgjedhore, sepse synojnë “t’i delegjitimojnë proceset demokratike dhe t’i polarizojnë marrëdhëniet ndëretnike”.

Sipas Loshajt, mekanizma të ngjashëm u vunë re edhe gjatë zgjedhjeve të vitit 2022 në Bosnje dhe Hercegovinë dhe më 2020 në Mal të Zi, ku mediat proruse e paraqitën votën si “luftë për identitet” dhe jo si zgjedhje politikash.

Ivana Stradner, bashkëpunëtore në Fondacionin joqeveritar për Mbrojtjen e Demokracive me seli në Uashington, i tha Radios Evropa e Lirë më herët se Rusia “i njeh shumë mirë pikat e ndjeshme në rajon” dhe se “me kënaqësi përdor rolin e fesë dhe tensionet etnike në operacionet e saj”. /REL/

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

20 shtete amerikane ngritën padi për vendimin e Trump për vizat

20 shtete amerikane ngritën padi për vendimin e Trump për vizat

41 sekonda më parë
Shkup, protestë paqësore për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë

Përfundon qetësisht protesta paqësore anti-Speciale në Shkup

10 minuta më parë
​Nikqi: Lojërat Mesdhetare janë momenti më i madh sportiv në historinë e Kosovës

​Nikqi: Lojërat Mesdhetare janë momenti më i madh sportiv në historinë e Kosovës

1 orë më parë
Ndihma humanitare e Kosovës niset drejt Gazës

Ndihma humanitare e Kosovës niset drejt Gazës

2 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH