P*rotestojnë para Komunës, gj*obiten operatorët e linjës Podujevë-Prishtinë

Transportuesit e Komunës së Podujevës kanë qëndruar tërë natës para Komunës së Prishtinës në shenjë proteste pas vendimit për t’i ndaluar ata hyrjen në kryeqytet pa asnjë njoftim paraprak. E qëndrimi i tyre aty nuk ishte pa pasoja, pasi zyrtarët policorë u kanë shqiptuar gjoba.

Policia e Kosovës përmes një aksioni ka gjobitur operatorët e linjës Podujevë-Prishtinë të cilët nga dita e djeshme janë parkuar para Komunës së Prishtinës në shenjë proteste.

Linjat e autobusëve Podujevë-Prishtinë kanë hyrë në grevë, duke lënë pa transport qindra udhëtarë që përdorin këto linja çdo ditë.

Shkak për grevën është vendimi i Komunës së Prishtinës për ndalimin e hyrjes së autobusëve në vendin ku zakonisht stacionohen autobusët nga Podujeva.

Përfaqësuesit e kompanive të linjës së autobusëve nga Podujeva e kanë cilësuar këtë vendim si të padrejtë dhe kanë akuzuar Komunën e Prishtinës për hakmarrje.rtk.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika