Zyrat e përdorura nga Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve u vandalizuan, sipas New York Times.
Skenat e dhunës që u shpalosen në Kapitol gjatë orëvë të fundit kanë shkaktuar alarm në opinionin publik, me mbështetësit e Donald Trump që pushtuan institucionet.
Përveç njoftimeve për plagosje midis protestuesve dhe policisë brenda ndërtesës, media amerikane gjithashtu raportoi vandalizëm dhe plaçkitje.
Sipas New York Times, disa prej protestuesve u futën në zyrat e përdorura nga Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe bashkëpunëtorët e saj dhe i vandalizuan ato, duke përmbysur mobiljet dhe duke hequr foto nga muret.