Partia Socialdemokrate e Kosovës ka njoftuar se gjatë protestës së sotme janë arrestuar gjashtë aktivistë: Dardan Molliqaj, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Korab Korça, Agron Kabashi dhe Gent Ibrahimi, përcjell KosovaPost.
PSD ka kërkuar që “urgjentisht të lirohet” aktivistët e saj.
Postimi i plotë:
Në kundërshtim të Gjykatës Speciale, gjatë protstës së PSD janë arrestuar gjashtë aktivistë: Kryetari Dardan Molliqaj, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Korab Korça, Agron Kabashi dhe Gent Ibrahimi.
Kjo është përpjekje për disiplinim dhe përmirësim imazhi për gjykatën e padrejtë speiciale.
Metodat frikësuese neve nuk na ndalin. Gjykata është raciste, e padrejtë dhe segreguese. Rezictenca vazhdon. Z. Trendafilova nuk është e mirëseardhur. Policia mund ta garantojë sigurinë fizike, por jo imazhin e një kryesuese të një procesi të padrejtë.
Kërkojmë urgjentisht të lirohen aktivistët tonë!
























