Siç raporton “CNN”, ditëve të fundit ka pasur një rritje të granatimeve në vijën kufitare. Dhe për këtë, autoritetet ukrainase thonë se të enjten ka pasur 60 shkelje të armëpushimit.
Udhëheqësit e dy territoreve separatiste pro-ruse – të cilat e quajnë veten Republikat Popullore të Luhanskut dhe Donetsk – kanë pretenduar se ukrainasit po planifikojnë një ofensivë të madhe ushtarake në zonë.
Ndërsa, zyrtarët ukrainas mohojnë në mënyrë të përsëritur ndonjë plan të tillë.