Në vazhdën e shumë sulmeve që ju bën dhe vazhdojnë t’i bëhen, është edhe sulmi i ish krye LPK-istit Bedri Islami. Sa herë që thuhet e vërteta për figurat e rëndësishme kombëtare të nacionalizmit të mirëfilltë shqiptarë, komunistët shqiptarë hedhen në ofensivë dhe pa kursyer metodat sulmojnë autorët e shkrimeve dhe intervistave.
Kjo bëhet për disa arsye; e para se lëndohen vëllezërit e tyre ideologjik serb, e dyta se me çdo kusht duhet të mbrohet lidhshmëria vëllazërore me ta, e filluar qysh në Luftën e Dytë Botërore, e cila vazhdon edhe sot, e treta se me ç’do kusht duhet të luftohet nacionalizmi i mirëfilltë shqiptarë si armiku më i rrezikshëm i ideologjisë komuniste sllave.
Sulmet e ditëve të fundit kundër atdhetarit dhe vizionarit të madh Xhafer Deva, burimin e kanë pikërisht në këtë kuzhinë propagandues pro serbe. Derisa patrioti dhe vizionari i madh Xhafer Deva formoj Shqipërinë Etnike, luftoj dhe shpartalloj bandat kriminale partizano-çetnike, hapi shkollat shqipe dhe furishëm filloj arsimi shqip mbi bazën e historisë së mirëfilltë të identitetit tonë kombëtar Iliro-Pellazg.
Baballarët ideologjik të Bedri Islamit krah për krah me vëllezërit e tyre ideologjik serb, luftonin kundër këtyre vlerave dhe vëllezërve të tyre të gjakut. Për Bedri Islamin dhe baballarët e tij ideologjik shumë më të afërt janë M. Popoviçi, D. Mugosh, Tempo, Rankoviçi, Tito e shumë të tjerë se Xhafer Deva dhe e djathta shqiptare.
Bedri Islamin nuk e pengon që Rankoviçi, si xhelati i shqiptarëve dhe disa të tjerë si ai, janë ende heronj të popullit shqiptarë, por e pengon Xhaver Deva që tërë jetën ia kushtoi Shqipërisë Etnike dhe luftës kundër armikut tonë shekullorë serb.
Krye LPK-istin Bedri Islami e pengon historiani i madh Jusuf Buxhovi, i cili për herë të parë e ka vue në binare të drejta historinë tonë. Me shumë fakte, dëshmi, dokumente e shkatërroi historinë e falsifikuar nga serbët. Gjithashtu e çmontoi edhe historinë ideologjike të baballarëve ideologjik të Bedri Islamit, të cilët rrejshëm e ndërtuan mbi bazën dhe kornizat ideologjike serbe. Fatkeqësisht Bedri Islami dhe soji i tij vazhdojnë luftën e pistë, që kjo histori e falsifikuar të vazhdoj më tutje. Sulmet e Bedri Islamit kundër historianit Buxhovi përputhen me sulmet e akademisë dhe historianëve serbë, sepse i ka prekur në pikën më të ndjeshme duke ua çjerrur maskën dhe nxjerrur lakuriq para të vërtetës historike.
Ta sulmosh historianin Buxhovi me epitetin e udbashit, është shumë e ulët dhe pikërisht në stilin e UDB-së. Kjo bëhet me të vetmin qëllim, që ti ulet autoriteti i madh, që ka fituar Buxhovi te populli ynë dhe në arenën intelektuale ndërkombëtare. Ja bëjmë me dije Bedri Islamit dhe të tillëve si ai, e keni të kotë dhe se asgjë nuk do e arrini me këtë propagandë të ulët, vetëm diskreditimin tuaj të mëtutjeshëm.
Lufta e fundit në Kosovë e dëshmoi prapë, se janë të njëjtët, si në luftën e Dytë Botërore. Elita nacionaliste u sulmua pamëshirshëm në të gjitha drejtimet, në propagandën e ulët, sabotim e deri te vrasjet politike në stilin e oznës famëkeqe.
Në ballë të kësaj lufte ishte organizata politike LPK, në krye të cilës ishte pikërisht Bedri Islami, me përkrahjen e parezervë të pushtetit në Tiranë. Të gjitha ato vrasje u bënë në bazë të listave që publikonte shtabi i UÇK-së e që në fakt ishte vetëm shtab i LPK-së.
Si nuk e frymëzuan Bedri Islamin të gjitha ato vrasje që së paku të merret me to, qoftë edhe me shkrime ti dënon ato? Historiani Buxhovi u mor në mënyrë profesionale me to, si historian.
Ai në librat e tija pasqyron me fakte të gjitha vrasjet politike, me emër dhe mbiemër, edhe pse u sulmua ashpër dhe kërcënua nga soji i yt. Historia nuk shkruhet simbas dëshirave dhe ambicieve tuaja të sëmura ideologjike dhe sojit tënd. Ajo shkruhet me fakte, dëshmi dhe dokumente, ashtu siç po e shkruan historiani Buxhovi.
Gënjeshtrat tuaja dhe sojit tënd nuk po i beson ma askush, madje keni filluar të mos i besoni as ju vet. E djathta shqiptare do të fitoj pa tjetër sepse ajo është vet shqiptarizmi i vërtetë. Pasardhësit tuaj do të turpërohen për veprime e juaja në dëm të Shqiptarizmës