Me siguri keni shpenzuar kohë të tepërt në internet, në telefon apo edhe në kompjuterin e punës, derisa nuk keni qenë duke bërë asgjë të rëndësishme por vetëm “scroll”.
Jemi të bindur se koha sa jeni duke pritur në radhë ju mërzit më shumë, se sa kjo kohë e çuar dëm. Por, nuk është kjo tema që sot duam ta shtjellojmë!
Nga studime të shumta, kanë dalë edhe përgjigje psikologjike se pse pritja në radhë na mërzit apo bezdisë.
Për shkak të pasigurisë logjistike e ekzistenciale, pritja në radhë është e tmerrshme.
Një studim i publikuar në revistën “Cognitive Processing” ka treguar se, kur jeni duke pritë në rend ju jeni duke i aktivizuar aftësitë kognitive hapësinore (aftësia për të regjistruar dhe përpunuar gjërat përreth jush).
Të kuptoni se çka ka përreth jush dhe të dini si të reagoni, është esenciale.
Derisa studimi tjetër i publikuar në revistën “Scandanavian Journal of Primary Health Care”, ka theksuar se njerëzit nuk pritojnë të presin në rend aq shumë sa ata vet mendojnë.
Pritja në rend është sistem efektiv edhe për reduktimin e stresit.