Seanca e paralajmëruar për sot e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila ishte planifikuar ti kushtohet situatës në Bosnje e Hercegovinë është shtyrë, transmeton Kosova Post.
Thuhet se seanca mund të mbahet të mërkurën, ose edhe më vonë, por jo më vonë se 5 nëntori, kur i skadon mandati i forcës së EUFOR-it.
Raporti i fundit i OHR dhe zgjatja e misionit Altea duhet të diskutohen gjatë seancës, raporton RTRS.
Anëtari serb i Presidencës së BH-së Milorad Dodik deklaroi se Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk do të miratojë raportin e Christian Schmidt për situatën në BeH dhe vlerësoi se ai ishte një “pamflet propagandistik” i shkruar në favor të myslimanëve dhe që, thotë ai, është i mbushur me trillime, akuza dhe paqartësi.sh.o./Kosova Post/