Paris Saint-Germaini e ka fituar derbin e xhiros së 30-të në Ligue 1 si mysafir i Lyonit (4-2)që u zhvillua në Groupama Stadium.
Kylian Mbappe e zhbllokoi rezultatin (15’), kurse Danilo Pereira e dyfishoi epërsinë e kryeqytetasve (32’).
Golin e tretë të mysafirëve shënoi Angel Di Maria në fillim të pjesës së dytë (47’) nga gjuajtja e lirë.
I asistuar nga Marco Verratti, Mbappe e shënoi golin e dytë personal (52’) dhe të katërtin për vizitorët.
Në vazhdim, vendasit i shënuan dy gola përmes Islam Slimani (62’) dhe Maxwel Cornet (81’).
Me këtë fitore, Paris Saint-Germaini është ngritur në kuotën e 63 pikëve, aq sa ka edhe Lille në vend të dytë.
Lyoni, në anën tjetër, pozicionohet në vend të tretë në tabelë, me tri pikë më pak se liderët.