Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë publike rezultatet e provimit shtetëror të maturës.
Ajo ka thënë se në afatin e parë këtë faze e kanë kaluar 66.04% të nxënësve.
Nagavci tutje ka shkruar në Facebook se në krahasim me vitet e kaluara menaxhimi këtë vit ka qenë më i mirë, ndonëse e ka pranuar se ka akoma hapësirë për përmirësim.
Statusi i plotë i Nagavcit:
Kemi publikuar sot rezultatet e provimit shtetëror të maturës. Këtë vit, kalueshmëria në afatin e parë është 66.04% për qind.
✏️Provimit të maturës i cili u mbajt më 24 qershor i janë nënshtruar mbi 20 mijë nxënës të klasave të dymbëdhjeta në gjithë vendin.
🔵Në këtë proces kanë qenë të angazhuar rreth 1600 administrues të cilët kanë qenë të vendosur në çdo sallë të testimit dhe po ashtu mbikëqyrës nga Universiteti i Prishtinës.
🔵Në krahasim me vitet e kaluara, menaxhimi i provimit ka qenë më i mirë. Megjithatë, jemi të vetëdijshëm se akoma ka hapsirë për përmirësim dhe jemi duke punuar në këtë drejtim.
📍Falenderoj të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në provimin e maturës për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre.
🍀Maturantëve ju dëshiroj shumë suksese në karrierën e tyre akademike e profesionale!


























