Christian Pulisic mendon se Milan ka gjasa të mira për ta fituar titullin e kampionit në Itali.
Në ndeshjen e të shtunës Milan fitoi 2-0 kundër Lazios. Aktualisht skuadra ka tetëmbëdhjetë pikë dhe mban pozitën e dytë në tabelë.
“Për ne ka të bëjë me marrjen e një ndeshje në një kohë. Mendoj se do ta marrim ndeshje pas ndeshje, do të vendosim tre pikë të tjera në thes, atëherë sigurisht që kemi një shans të mirë për të fituar”, ka thënë Pulisic.
Në edicionin e kaluar në Serie A titulli u fitua nga Napoli. /rtk


























