Objekti i Xhamisë Qendrore në Prishtinë është ende në fazën e ndërtimit.
Fotografitë e publikuara nga Bashkësia Islame e Kosovës ofrojnë një pamje të avancimit të punimeve dhe transformimit të këtij projekti.
Xhamia do të shërbejë si një qendër e rëndësishme fetare dhe kulturore për komunitetin mysliman.
Kujtojmë se ndërtimi i kësaj xhamie ka qenë kërkesë e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) që nga përfundimi i luftës, me argumentimin se në xhamitë ekzistuese nuk ka vend për falje të besimtarëve myslimanë. /Klankosova.tv


