Nënkryetari i parë i Kuvendit të Kosovës Ardian Gola, gjatë konferencës rajonale “Avancimi i qasjes në drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës: Përgjegjësia penale dhe e drejta për kompensim”, tha se institucionet e Kosovës kanë ndërmarrë hapa për forcimin e kapaciteteve për ndjekjen e krimeve të luftës dhe gjykimin në mungesë.
“E vërteta e hidhur është se shumë prej autorëve të krimeve ndodhen në Serbi ku mbrohen nga një shtet që i strehon kriminelët, në vend që t’i përballë me drejtësinë”, shtoi ai.
Ministrja e Drejtësisë dhe zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, tha se Ministria e Drejtësisë, duke filluar nga viti 2021, ka pasur një fokus të veçantë çështjen e dhunës seksuale.
“Njohja e së vërtetës së luftës mbetet ende sfidë në shoqëri dhe ka shumë të vërteta të mëdha që po harrohen. Dhuna seksuale si armë lufte ka qenë një instrument që ka pasur për qëllim të thyejë shpirtin e popullit dhe identitetin e kombit tonë”, ka thënë ajo.
–>


























