Editori i Kosova Post Fadil Pushkolli i ka reaguar Adriatik Kelmendit ku ai tha për qeverinë Kurti se: ‘Fëmijët do të mësojnë si Kosovën e kishte kapluar budallallëku e poshtërsia.’
Pushkolli i’a kujton Kelmendit se njëashtu do të vij koha kur edhe “fëmijët tanë do të mësojnë edhe për disa media në Kosovë që i krijuan hapësirë propagandës serbo – ruse.”
Vlenë të theksohet se disa ditë më parë, gazetari hulumtues Vudi Xhymshiti kishte komentuar rastin ‘KLAN Kosova’ ku tha se ka dyshime për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike nga persona përgjegjës të kompanisë.
Në një intervistë Rruga Press, KLAN Kosova jo që do mbyllej, por i gjithë personeli editorial, edhe ai biznesor, do të futësin menjërerë nën hetime për të verifiku se me çfarë shkalle është përfshirja e tyre në lehtësimin edhe mbështetjen e propagandës së një mediumi i cili financohet sipas dëshmive dhe del dokumentueshëm të kenë qënë të përfshimë në propagandë editoriale kundër interesit të shtetit“, tha Xhymshiti.


























