Vizita e planifikuar e Vladimir Putinit në Turqi, e cila ishte parashikuar të zhvillohej të hënën, është shtyrë për një kohë të pacaktuar, raportojnë mediat turke.
Gjatë takimit të planifikuar presidencial, Putin dhe homologu i tij turk, Rexhep Tajip Erdogan, pritej të diskutonin çështje “të lidhura me Ukrainën”, mbi të gjitha marrëveshjen e grurit, në të cilën Turqia është përfshirë dhe negociuar me Rusinë dhe Ukrainën.
Mediat shtetërore ruse po raportojnë se udhëtimi i Putinit në Turqi ka të ngjarë të shtyhet për në fund të prillit ose në fillim të majit, por asnjë datë nuk është konfirmuar, transmeton RTKlive.
Putin dhe Erdogan u takuan në Soçi të Rusisë, në fillim të shtatorit të vitit të kaluar.
Një udhëtim në Turqi do të ishte vizita e parë ruse në një vend të NATO-s që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022.