Presidenti rus Vladimir Putin po udhëton e më shumë brenda një treni të blinduar pasi ka frikë të udhëtojë me aeroplan, ka thënë një reporter investigativ.
Presidenti rus është “i frikësuar” dhe beson se aeroplanët e tij privatë mund të gjurmohen ose të rrëzohen nga NATO ose Ukraina, tha Ilya Rozhdestvensky nga Dossier Center.
Duke folur për CNN, Rozhdestvensky tha se presidenti rus beson se treni i blinduar është një “mënyrë më e sigurt për të udhëtuar” dhe se “askush nuk do ta dijë se ku po shkon”.
Treni është aq i rëndë sa që i duhen tre lokomotiva për ta tërhequr dhe ka pajisje speciale për komunikime të sigurta.