Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se është dakord që lufta në Ukrainë duhet të përfundoj.
Por, Putin shtoi se çdo plan për një gjë të tillë duhet të çojë në “paqe të qëndrueshme”.
Ai po ashtu tha se e përkrah një armëpushim 30-ditor me Ukrainën, shkruan BBC, transmeton kk.
Në anën tjetër, presidenti i ShBA-së, Donald Trump, gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se do t’i pëlqente të takohej me presidentin rus, Vladimir Putin.
























