Nga mëngjesi ka pasur raste kur policia kufitare e Serbisë te Dheu i Bardhë ka ndaluar qytetarë pa ndonjë arsye, për t’i marrë në pyetje, por kjo pikë kufitare po vazhdon të funksionojë normalisht thonë ekipet e Policisë së Kosovës.
Gazetarja e RTK-së, Edona Podvorica, e cila ndodhet në vendngjarje raporton se ka ngarkesë për shkak të ndalimit të disa veturave, por në këtë pikë kufitare qarkullimi po vazhdon.
Ndryshe kujtojmë se qindra prej qytetarëve, duke përfshirë gra dhe fëmijë, tashmë prej më shumë se 13 orësh po mbahen peng nga pala serbe, në kufirin me Kroacinë.