Robert Fico, kryeministër i Sllovakisë, të mërkurën është plagosur në një tentativë vrasje dhe është dërguar në spital.
Plagosjen e Ficos e konfirmoi edhe nënkryetari i Parlamentit, Lubos Blaha, raporton agjencia sllovake e lajmeve “TASR”.
I dyshuari për plagosjen është arrestuar menjëherë.
Ngjarja ndodhi para Shtëpisë së Kulturës, ku Fico kishte ardhur për t’u takuar me mbështetësit. Policia bllokoi vendin e ngjarjes.