Në ambientet e Qendrës Integruese Rehabilituese në Shtime, u mbajt ceremonia e pranim dorëzimit të projektit, donacion “Sanimi dhe rinovimi i oborrit në QIRSKP”.
Ky projekt u realizua fal punës dhe kontributit të KFOR-Kontingjentit Turk në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur drejtori i kësaj qendre, Dr. Miftar Zenelaj. Zenelaj ka falënderuar Komandantin e KFOR-Turk Majorin Mesut BAL dhe Kapitenin Kenan Onur DURAL, si dhe gjithë ushtarëve që ishin pjesë në realizimin e këtij projekti.
Sot, në ambientet e Qendrës Integruese Rehabilituese në Shtime, u mbajt ceremonia e pranim dorëzimit të projektit donacion “Sanimi dhe rinovimi i oborrit në QIRSKP”. Ky projekt u realizua fal punës dhe kontributit të KFOR-Kontingjentit Turk në Kosovë.
Në përmes Komandantit të KFOR-Turk Majorit Mesut BAL dhe Kapitenit Kenan Onur DURAL, ju shprehëm falënderimet dhe mirënjohjet tona të gjithë ushtarëve që ishin pjesë në realizimin e këtij projekti.
Gjithashtu, ne ju shprehëm falënderime të gjithë donatorëve të QIRSKP, e në veçanti CARITAS-Kosova, HANDIKOS-Kosova, dega-Shtime, dhe të gjithë donatorëve që nuk i harrojnë njerëzit me nevoja të veçanta.
Edhe njëherë, faleminderit të gjithë ushtarëve dhe komandantëve të KFOR-it Turk, që me makineritë dhe angazhimin maksimal, më shumë se 12 ushtar punuan për 25 ditë pune dhe realizuan këtë projekt donacion.