Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Gruda: Kushtetuesja e Hagës s’mund ta shfuqizojë ligjin për Specialen pasi të miratohet, ia kemi hequr kompetencën

    Gruda: Specialja duhet ta zbatojë ligjin e Kosovës

    Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës

    Çfarë kishte shkruar Shiroka-Pula për vendimin e Speciales para se të zgjidhej presidente e Kosovës

    Punime në rrjet, KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

    Haxhiu në pritjen e Ambasadës Gjermane: Miqësia me Gjermaninë ka ngrohtësinë e kujtimeve familjare

    Haxhiu në pritjen e Ambasadës Gjermane: Miqësia me Gjermaninë ka ngrohtësinë e kujtimeve familjare

    Limaj me fjalë të mëdha për Shiroka-Pulën: S’ka energji negative, din me thënë po dhe jo

    Limaj me fjalë të mëdha për Shiroka-Pulën: S’ka energji negative, din me thënë po dhe jo

    EUROPOL gódet rrjetin ballkanik të drógës, 50 të arresťuar

    EUROPOL gódet rrjetin ballkanik të drógës, 50 të arresťuar

    Haxhiu: Gjermania partnere e fuqishme në zhvillimin e Kosovës

    Haxhiu: Gjermania partnere e fuqishme në zhvillimin e Kosovës

    KPK-ja liston arsyet për shkarkimin e Blerim Isufajt

    KPK-ja ngre dyshime se Isufaj diktonte rrjedhën e hetimeve për “peshqit e mëdhenj”

    Konjufca në Sofje: Serbia po pengon shkëmbimet e energjisë elektrike me Kosovën

    Konjufca në Sofje: Serbia po pengon shkëmbimet e energjisë elektrike me Kosovën

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026

    Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026

    Prokuroria autorizon IPK-në për hetimin e veprimeve të Policisë dje

    Prokuroria autorizon IPK-në për hetimin e veprimeve të Policisë dje

    A e dini se Shqipëria dhe Turqia kanë një Traktat të Miqësisë së Përjetshme?

    A e dini se Shqipëria dhe Turqia kanë një Traktat të Miqësisë së Përjetshme?

    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Profili, kush ishte Ismail Kadare, gjeniu i letërsisë shqiptare,fitues i disa çmimeve ndërkombëtare

01 Korrik 2024, 8:35
në Kulturë, Lajme, RAJON
Share on FacebookShare on Twitter

Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare ndërroi jetë mëngjesin e së hënës në moshën 88 vjeçare. Kadare ishte shkrimtari më i mirë i letërsisë shqipe, ndër shkrimtarët më të mirë të letërsisë botërore bashkëkohore, dhe autori më i përkthyer jashtë vendit, fitues i disa çmimeve letrare ndërkombëtare dhe i nominuar disa herë për çmimin Nobel.

Kush ishte Ismail Kadare?

Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm. Më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960).

Si shkrimtar shquhej kryesisht për prozë, por kontributi i tij u shtri edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.

 Veprat e jashtëzakonshme

Në vitin 1989 autoritetet e caktuan zv/kryetar të Frontit Demokratik. Duke shfrytëzuar famën e tij në Shqipëri dhe jashtë saj bëri deklarata gjithnjë e më të zëshme mbi domosdoshmërinë e ndryshimeve, veçanërisht në fushën e të drejtave të njeriut. Në parathënien e romanit të guximshëm “Thikat” (1989) nga Neshat Tozaj që denonconte shkeljet e Sigurimit, Kadare pohoi se vetëm duke pranuar dhe korrigjuar gabimet e mëparme mund të ecte Shqipëria përpara. Në shkurt 1990 Kadare kërkoi një takim me Ramiz Alinë ku i kërkoi të respektonte të drejtat e njeriut, të zbatonte reforma demokratike, reforma ekonomike dhe të hapej ndaj botës së jashtme.

Pasi la Tiranën dhe aplikoi për azil politik në Francë, mundi të ushtrojë profesionin e tij në liri të plotë. Mërgimi i tij në Paris qe i frytshëm dhe i mundësoi sukses të mëtejshëm, si në shqip ashtu edhe në frëngjisht.

Pas fitores së Partisë Demokratike në vitin 1992, Kadare u kthye në Shqipëri. Nga viti 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare, brenda dhe jashtë vendit. Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar, duke shtuar lirinë e autorit për të trajtuar tema që më parë nuk mund të trajtoheshin lirshëm.

Në vitin 1996 u pranua në Akademinë e Shkencave Sociale dhe Politike në Francë, ku zëvendësoi filozofin Karl Popper. Nga viti 1994 deri 2004 shtëpia botuese franceze “Fayard” botoi veprën komplet të Kadaresë në frëngjisht dhe shqip. Gjatë viteve ’90 ai ndihmoi botimin e shumë autorëve shqiptarë në Francë, qoftë duke ua sugjeruar botuesve francezë, qoftë duke ua shkruar parathëniet. Në vitet ’90 Kadare loboi për Kosovën dhe përkrahu bombardimet e NATO-s kundër Serbisë.

Ndër vite ka deklaruar se ka hequr dorë nga shkrimi i poezive (1997) dhe letërsisë artistike (2011).

Vlerësimet nga ndërkombëtarët

Kadare është shkrimtari i vetëm shqiptar me njohje ndërkombëtare të gjerësishme dhe është përkthyer në 45 gjuhë. Para Kadaresë, letërsia shqipe njihej pak në botë. Falë tij u bë e njohur, e lexuar dhe e çmuar. Për herë të parë në historinë e vet, nëpërmjet tij, letërsia shqipe është integruar në letërsinë evropiane dhe botërore, dhe përfaqësohet denjësisht në hartën e tyre. Letërsia e Kadaresë ka dhënë një kontribut të çmuar në krijimin e gjuhës dhe letërsisë kombëtare.

Është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 1992 u vlerësua me “Prix Mondial Cino Del Duca”. Në vitin 2005 fitoi çmimin “Man Booker Prize” i nominuar krahas nobelistëve Günter Grass, Garbiel Garcia Marquez, Kenzaburo Oe etj. Kryetari i jurisë e arsyetoi vendimin për t’i dhënë çmimin Kadaresë me fjalët: “Ismail Kadare është një shkrimtar që hedh në hartë një kulturë të tërë: historinë e saj, dëshirën, folklorin, politikën, fatkeqësitë. Ai është një shkrimtar universal me traditë rrëfimi që shkon deri te Homeri”. Në vitin 2009 u nderua me çmimin spanjoll “Princi i Asturias” për Artet – çmimi më i rëndësishëm letrar në vendet spanjolle, dhe një nga çmimet letrare më prestigjioze në botë. Në vitin 2010 Ismail Kadare nderohet në Itali me çmimin Lerici Pea.

Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. U bë anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Kosovës dhe nga viti 2018 anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Malit të Zi.

Ismail Kadare është dekoruar nga institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.

Në vitin 1963 botoi romanin e tij “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, i cili pati jehonë edhe përtej vendit. Tematika e natyrës liridashëse të shqiptarëve që vërehet në këtë vepër,  do të ishte kryefjalë edhe e romanit “Kështjella”, botuar në vitin 1970. Në këtë rrjedhë, autori u frymëzua edhe për shkrimin e romanit “Krushqit janë të ngrirë”, i cili flet mbi demonstratat e vitit 1981 të shqiptarëve të Kosovës.

Një tjetër roman i vlerësuar ishte “Kronikë në gur” (1970). Në vargun e publikimeve të pandërprera, romani alegorik “Nëpunësi i Pallatit të ëndrrave” (1981), veçohet si më i lakuari në tërësinë e veprës së Kadaresë. Në vjeshtën e vitit 1990, Kadare u largua drejt Francës dhe u rikthye në atdhe pas zhvillimeve të para demokratike.

Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit”, nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit” dhe nga mbreti i Spanjës me çmimin “Princi i Asturias”.

Me studimin e veprës së Kadaresë janë marrë autorë të huaj në gjuhët amtare gjegjëse si Eric Faye dhe Jean-Paul Champseix në frëngjisht, Piet de Moor në holandisht, Peter Morgan në anglisht, Bernardo Joffily në portugalisht, Jose Carlos Rodrigo Breto në spanjisht, dhe Ece Dillio në turqisht.

Mirënjohjet ndërkombëtare

Ismail Kadare feston 88-vjetorin e lindjes/ Veprat e jashtëzakonshme

Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit, Kosovë;

“Prix mondial Cino Del Duca”, Francë, 1992;

Çmimi “Bokaçio” Itali,1997;

“Herder Prize”, Gjermani, 1998;

“Ovid Prize”, Rumani, 2003;

Çmimi Man Booker International, Britani, 2005;

“Princi i Asturias” për Letërsinë, Spanjë, 2009;

Çmimi “Lerici Pea”, Itali, 2010;

Çmimi “Jeruzalem”, Izrael, 2015;

“Commandeur de la Légion d’Honneur” (C. LH), Francë, 2016;

Çmimi “Letërsia shqipe”, Kosovë, 2017;

Çmimi “Nonino”, Itali, 2018;

Çmimi i karrierës akademike, nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2018;

Çmimi “Park Kyong-ni”, Korea e Jugut, 2019;

“Neustadt International Prize”, SHBA, 2020;

“Prozart”, Maqedoni e Veriut, 2020.

Etiketat: Ismail Kadarekolosiletërsia shqiptare
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Begaj viziton Kosovën, Deçani e shpall “Qytetari Nderi”

Begaj: Me prozën e poezinë, Kadare i prezantoi botës autenticitetin dhe lashtësinë e ekzistencës sonë kombëtare

2 vjet më parë
Kryeministri me dedikim tjetër për Kadarenë: Në errësirën e diktaturës, ishte vezullimi i krijimtarisë, njerëzimit dhe i gjeniut individual

89 vjet nga lindja e kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare

2 vjet më parë
Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

2 vjet më parë
Rama: Veprat dhe dorëshkrimet e Kadaresë do të ruhen në Arkivin e Shtetit

Rama: Veprat dhe dorëshkrimet e Kadaresë do të ruhen në Arkivin e Shtetit

2 vjet më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH