Qentë endacak tash e një kohë gjejnë territor çdo ditë në shkollën “Hilmi Rakovica” në Kodrën e Trimave, në Prishtinë.
Për nxënësit e kësaj shkolle, këta janë bërë goxha shqetësim. Si pasojë e numrit të madh të këtyre kafshëve banorët detyrohen t’i shoqërojnë fëmijët e tyre për në shkollë.
Jo vetëm për fëmijët por edhe për të moshuarit qentë endacakë janë bërë shqetësim i madh. Ndërsa ekzekutivi prishtinas ka nisur me aksionin për largimin e këtyre kafshëve, rrugëve të kryeqytetit, për t’i strehuar në qendrën për trajtim, diçka e tillë duket se nuk po ndodhë në këtë lagje, sipas banorëve të këtushëm.
Sipas komunarëve, këta kanë punuar goxha shumë në trajtimin e qenve endacak në Prishtinë, madje edhe pa mbështetjen e institucioneve tjera. Ndërsa nga Agjencia, për Ushqim dhe Veterinari, thonë se nuk është në përgjegjësinë e tyre as me mandatin ligjor, trajtimi i kësaj problematike direkt nga ana e tyre. E për ta zgjidhur këtë problem në tërësi Prishtinës i duhen 1-2 vjet për ta bërë largimi e qenve nga rrugët. Ndërsa nga 1 janari e deri në shtatorin e këtij viti në QKUK, kërkuan ndihmë 112 persona nga sulmet e qenve endacak./Klankosova.tv