Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Kurti: Kosova e sheh Finlandën si shembull dhe model

    Mihali i reagon Lushtakut: E pafalshme, PDK-ja ka sjellë në jetën publike njerëz si Samiu

    Rritet interesimi i diasporës për zgjedhjet lokale

    ​Ky është numri i aplikuesve deri më sot nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit

    Serbia arreston në Merdar një shtetas shqiptar, pretendon se ia gjetën flamurin me simbole të UÇK-së

    Gërvalla në Vjenë, kërkon heqje të masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për su*lmin në Banjskë

    Ukraina u bën thirrje aleatëve që të mos e njohin Putinin si ‘presidentin legjitim’ të Rusisë

    Putini: Rusia nuk pajtohet me planin amerikan për përfundimin e lu*ftës

    Osmani pret kryetarin e KQZ-së, kërkon proces zgjedhor të rregullt

    “New York Times” padit Pentagonin për “kufizim të lirisë së shprehjes”

    Durmishi inspekton punimet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë: Jemi në fazën finale të përmbylljes së këtij projekti shumë të rëndësishëm

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

    Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

    Dua feston ditëlindjen e 30-të, Dugi emocionon me fjalët ndërsa i publikon disa fotografi të rralla nga fëmijëria e saj

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Qeset e plastikës ende pa pagesë

08 Janar 2023, 21:14
në Ekonomi, Kryesore
Qeset e plastikës ende pa pagesë
Share on FacebookShare on Twitter

Ndonëse, autoritetet në Kosovë kishin konfirmuar se nga janari i këtij viti qeset e plastikës do të bëheshin me pagesë, një masë e tillë nuk ka nisur të aplikohet.

Arsyeja e mosaplikimit të kësaj mase, sipas zëvendësministres të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbasha është mosfinalizimi në tërësi i një udhëzimit administrativ që e rregullon këtë çështje.

“Ky udhëzim administrativ për ambalazh dhe mbeturinat e ambalazhit nuk rregullon vetëm çështjen e qeseve të plastikës, por edhe sistemin e rimbursimit të depozitave për shishet [xham, kanaçe dhe plastikë] dhe te kjo pjesë kemi hasur disa mangësi për rregullimin e të këtij sistemi. Andaj, jemi detyruar që ta shtyjmë miratimin e këtij udhëzimi derisa sa të rregullojmë dhe pjesën tjetër”, thotë ajo.

Një qytetar kalon në rrugët e Prishtinës me qese të plastikës të mbushura me produkte. Kosova synon që qeset e plastikës t'i bëjë me pagesë.
Një qytetar kalon në rrugët e Prishtinës me qese të plastikës të mbushura me produkte. Kosova synon që qeset e plastikës t’i bëjë me pagesë.

Çavdarbasha në një prononcim për Radion Evropa e Lirë nuk jep ndonjë afat kohor se kur mund të hyjë në fuqi udhëzimi administrativ. Por, ajo shton se pas ndryshimeve të bëra, udhëzimi administrativ duhet edhe njëherë të dalë në diskutim publik dhe pastaj të shkojë në Qeveri.

Sipas Çavdarbashkës, vendosja e një çmimi për qese të plastikës do të jetë fazë tranzitore, pasi që synimi është që në të ardhmen të largohen nga përdorimi qeset e plastikës.

Për natyrën qeset e plastikës janë të dëmshme dhe atyre u duhen shumë vite të dekompozohen.

Përveç kësaj, kur qeset e plastikës shkatërrohen nën rrezet e diellit, në tokë lëshohen substanca toksike.

Sipas Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP), çdo minutë, në të gjithë botën, përdoren një milion qese të plastikës.

Qese e plastikës e hedhur në një rrugë në Prishtinë. Sipas të dhënave të autoriteteve në Kosovë, gjatë një viti, mesatarja e mbeturinave për kokë banori është 273 kilogramë apo 0.75 kilogram në ditë.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2021 janë grumbulluar 485 mijë tonë mbeturina komunale – ku përfshihen edhe qeset e plastikës.
Gjatë një viti, mesatarja e mbeturinave për kokë banori është 273 kilogramë apo 0.75 kilogram në ditë.

Disa qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë japin mendime të ndryshme sa i përket udhëzimit administrativ, i cili do t’i bënte qeset e plastikës me pagesë.

“Qeveria po dëshiron përfitime nga popull. Çdo qytetarë me paga të vogla nuk mundet me blejë edhe qeset. Më mirë është të marrimnjë shportë me vete”, thotë Ilmi Sojeva nga Prishtina.

“Për mua nuk do të ishte mirë të bëhen me pagesë sepse këto qese unë i përdori edhe për mbeturina edhe për nevoja tjera”, thotë Sylejman Mustafa, një qytetar tjetër rreth të 50-tave.

Ndalim i plotë i qeseve të plastikës

Vendosjen e një tatimi mbi përdorimin e materialeve plastike, siç janë shishet dhe qeset e plastikës, ishte paraparë edhe në Strategjinë e Kosovës për Mjedisin 2013-2022. Por, kjo nuk ishte realizuar brenda kësaj periudhe të kësaj strategjie.

Aktivistja mjedisore, Egzona Shala – Kadiu, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova po vonohet në marrjen e vendimeve që të ndikonin pozitivisht në mbrojtjen e mjedisit.

Disa qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë janë shprehur kundër idesë që qeset e plastikës të bëhen me pagesë.

Ajo kujton se që nga viti 2013 është në diskutim çështja e qeseve të plastikës, dhe siç thotë Shala – Kadiu, ka pasur mjaftueshëm kohë për të nisur aplikimin e çfarëdo mase që do ndikonte në reduktimin e përdorimit të qeseve të plastikës.

“Viteve të fundit, Kosova po vonohet me marrjen e vendimeve të tilla që kanë një ndikim te ndryshimi i sjelljeve të qytetarëve. Ndotja, si koncept, edhe këtë vit është një ndër problemet kryesore, e që më së paku po diskutohet e adresohet në format e duhura”, thotë Shala-Kadiu.

Në dyqanet e Kosovës, qeset e plastikës, janë pa pagesë.

Këto veprime, siç është reduktimi i qeseve të plastikës, shton Shala – Kadiu, i nevojiten Kosovës në rrugën e saj të integrimit.

“Kosova po mbetet mbrapa në një çështje shumë të thjeshtë, në një çështje shumë pozitive për ambientin”, thekson ajo.

Ndërkohë, edhe një grup i organizatave të shoqërisë civile që punojnë në fushën e mjedisit, në shtator të vitit të kaluar në raportin e titulluar “Shkatërrimi ekologjik – Koha të veprojmë”, i kishin bërë thirrje institucioneve qeveritare të veprojnë menjëherë dhe me hapa konkretë drejt përmirësimit të gjendjes mjedisore dhe përmirësimit të shëndetit publik.

Për natyrën qeset e plastikës janë të dëmshme dhe atyre u duhen shumë vite të dekompozohen.
Për natyrën qeset e plastikës janë të dëmshme dhe atyre u duhen shumë vite të dekompozohen.

Në këtë aspekt, përveç tjerash, ata kishin rekomanduar të merren vendime për kufizimin ose ndalimin e plotë të përdorimit të qeseve plastike.

Për Kosovën, prodhimi i plastikës luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin industrial. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2019 në sektorin “Prodhimi i gomës dhe plastikës”, ishin të punësuar afër 3.000 persona në 481 ndërmarrje.

Kujtim Gjevori, pronar i fabrikës “SCAMPA”, e cila merret me prodhimin e qeseve të plastikës, thotë se udhëzimi administrativ i cili do të vihet në zbatim, do të ndikojë negativisht për prodhuesit e qeseve të plastikës. Por, ai thotë se janë pajtuar me këto ndryshime që do të vijnë.

Megjithatë, ai shton se largimi nga përdorimi i qeseve të plastikës duhet të bëhet vetëm për qeset një përdorim, ndërkaq për të tjerat të vendoset çmim.

“Ne eksportojmë qese në Evropë dhe Evropa merr qese, por i ka më të trasha, për shembull 30 apo 50 mikrona, kurse vetëm qeset për një përdorim, shumë të holla, këto janë ndaluar në Evropë dhe këto të ndalohen edhe në Kosovë, kurse këto të trashat të bëhen me pagesë”, thotë Gjevori.

Prodhuesit e qeseve të plastikës pajtohen që qeset me një përdorim të bëhen me pagesë.

Ai thotë se për këto faza tranzitore, që po bëhen në këtë sektor, të gjithë prodhuesit do të duhej ta kishin ndihmën e shtetit.

“Në këtë udhëzim administrativ është e përfshirë edhe Agjencia gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar [GIZ], ku po tentohet të ndahet një buxhet për teknologji të reja të prodhimit”, thotë ai.

Nga korriku i vitit 2021, Bashkimi Evropian ka fuqizuar direktivën që ndalon plastikën për një përdorim.

Produktet e plastikës për një përdorim përfshijnë: pjatat, gotat, shkopinjtë për pirje dhe ato qese që, sipas BE-së, shndërrohen në mikroplastikë dhe mbeten gjatë në mjedis.

Këto plastika, sipas vlerësimeve të BE-së, përbëjnë rreth 70 për qind të mbeturinave detare në Evropë.

Qëllimi përfundimtar i BE-së është që deri në vitin 2030, çdo plastikë e mbetur të jetë e ripërdorshme ose e riciklueshme.

BE-ja synon që deri më 2030, çdo plastikë e mbetur të jetë e ripërdorshme ose e riciklueshme.

Kosova mbetet i vetmi vend në rajon në të cilin qeset e plastikës për një përdorim shërbehen falas për konsumatorët.

Maqedonia e Veriut, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi janë disa nga vendet që për një qese plastike duhet të paguash.

Ndërkaq, Shqipëria nga viti i kaluar ka ndalur përdorimin e qeseve të plastikës.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Kurti: Kosova e sheh Finlandën si shembull dhe model

Kurti: Kosova e sheh Finlandën si shembull dhe model

4 orë më parë
Mihali i reagon Lushtakut: E pafalshme, PDK-ja ka sjellë në jetën publike njerëz si Samiu

Mihali i reagon Lushtakut: E pafalshme, PDK-ja ka sjellë në jetën publike njerëz si Samiu

4 orë më parë
Rritet interesimi i diasporës për zgjedhjet lokale

​Ky është numri i aplikuesve deri më sot nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit

4 orë më parë
Serbia arreston në Merdar një shtetas shqiptar, pretendon se ia gjetën flamurin me simbole të UÇK-së

Serbia arreston në Merdar një shtetas shqiptar, pretendon se ia gjetën flamurin me simbole të UÇK-së

5 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH