Qeveria aprovon projektet kapitale për katër stadiumet e futbollit

Qeveria e Kosovës ka aprovuar katër projekte madhore të infrastrukturës sportive, përkatësisht ndërtimit dhe renovimit të stadiumeve në Pejë, Prizren, Ferizaj dhe Vushtrri si dhe renovimin e Galerisë Kombëtare. Një vendim të tillë ekzekutivi i vendit e ka marrë, të mërkurën, në një mbledhje elektronike.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka aprovuar projektet kapitale shumë-vjeçare si në vijim: Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit në Pejë; Renovimi i Stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren; Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit në Ferizaj; Renovimi i Stadiumit të Qytetit në Vushtrri dhe renovimi i Galerisë Kombëtare”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Po ashtu, në këtë mbledhje Qeveria ka emëruar edhe Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë  të Kategorisë Drejtuese: “Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit”, Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë  të Kategorisë Drejtuese: “Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës”, dhe ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika