Disa uebfaqe institucioneve të Kosovës kanë rënë nga sistemi sot në mëngjes.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu për teve1.info ka thënë se uebfaqet kishin probleme teknike të cilat u rregulluan shpejt.
Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës dhe ueb-faqja e Qeverisë kishin problem teknike. Gjithashtu, probleme ka pasur edhe platforma e shërbimeve online, e-kosova.