Qeveria e Kosovës ka ndarë nga 100 euro për studentët. Gjithashtu në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe bursën e mobilitetit për studentët e nivelit bachelor, për t’i mbështetur ata që studiojnë larg qytetit ku jetojnë.
Ky vendim është marrë kur kanë mbetur më pak se një javë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se përderisa formimi i institucioneve të reja po mbahet pezull, sipas tij, ekonomia po rritet.
Ekonomia ka shënuar rritje prej 4.58 përqind të brutoproduktit vendor në tremujorin e dytë, sipas Kurtit.
Ka shtuar se edhe të hyrat buxhetore kanë shënuar rritje prej 10 përqind krahasuar me vitin paraprak.
Ndërkohë ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se për këtë masë janë ndarë 26 milionë euro.
“Nga 100 euro mbështetje e njëhershme me rastin e fillimit të vitit akademik. Lansimi i programit Bursa e Mobilitetit për Studentët”, ka shkruar ai.


























