Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 184-të me radhë, kësaj radhe në mënyrë elektronike, në të cilën ka marrë disa vendime.
Njëri ndër ta është ndryshimi në postet drejtuese t”ë Postës.
Ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr. 06/56 të datës 26 janar 2022 për emërimin e drejtorëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Qendrore Posta e Kosovës Sh. A., sipas të cilit në vend të z. Fadil Bejta, kryesuese e bordit të drejtorëve emërohet znj. Hyrmete Mydyti”.
Qeveria poashtu ka miratuar Programin për Reforma në Ekonomi 2024-2026.


























